Ja 11-të djelmoshët që do të përballen me polakët në Varshavë

Trajneri Edy Reja kërkoi skuadër tepër kompakte dhe shumë të organizuar për të përballuar një Poloni me yje e gjithashtu edhe me mungesa ndaj dhe për këtë sfidë shumë të vështirë shikon vetëm skemën 3-5-2 që i jep siguri Shqipërisë.

Tashmë pas stërvitjes së fundit që ka bërë skuadra në Varshavë, Reja ka krijuar idenë e formacionit dhe e ka zgjedhur 11-shen me të cilën do të zbresë në fushë ndaj Lewandowskit me shokë, raportoi Ora News

Në portë, do të jetë Etrit Berisha, si kapiten dhe dalja në konferencë për shtyp e konfirmoi.

Në mbrojtjen me 3 mbrojtës qendre, tashmë janë konfirmuar ata të palëvizshmit, Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli, të paktën është i vetmi repart që jep garanci.

Në mesfushë, po të llogarisim edhe lojtarët e krahut që në fakt më shumë janë mbrojtës, do të jenë Hysaj në të djathtë, Gjasula, Bare dhe Abrashi në qendër dhe Trashi në të majtë.

Ndërkohë që dilemat e mëdha janë në sulm por Reja e ka treguar se në ndeshje të tilla me rëndësi, i beson gjithmonë dyshes Cikalleshi-Manaj.

Etrit Berisha

Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli

Elseid Hysaj, Jyrgen Gjasula, Keidi Bare, Armir Abrashi, Lorenc Trashi

Sokol Cikalleshi, Rei Manaj