Ja kryesia e re e PS-së e votuar në Asamblenë Kombëtare

Janë zgjedhur 6 anëtarët e zgjedhur për të qenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste. Ata janë Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.

Nga dhjetë kandidatë në total, ata që mbeten jashtë janë katër emra: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema, Pjerin Ndreu.

Ajo që vihet re nga procesi i votimit është se Belinda Balluku është më e votuara me 207 vota , ndërsa Fatmir Xhafaj ishte një emër ‘surprizë’ që nuk rezultoi fitues, me 137 vota. Xhafaj, theu herësin në listën e PS-së në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

KRYESIA:

Erion Braçe, Olta Xhaçka, Ditmir Bushati, Evis Kushi, Pandeli Majko, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Ilir Beqja, Mimi Kodheli, Armando Subashi, Blerina Gjylameti, Arben Pëllumbi.

TCH

Comment

*