Jaço, i zgjedhur president i AmCham-it garanton: Zëri i bizneseve do të jetë i fortë

President i Dhomës Amerikane të Tregtisë u rizgjodh Enio Jaço ndërsa AmCham zhvilloi Asamblenë e Përgjithshme

Knid Ndrenika

I rizgjedhur President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipërisë (AmCham-American Chamber of Commerce in Albania), Enio Jaçe tha se zëri i bizneseve do të jetë i fortë.

Në një mesazh në rrjetet shoqërorë, Jaço garanton anëtarët se AmCham do të vazhdojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që tekalojnë sfidat e klimës së biznesit.

Në mesazhin e zotit Jaço thuhet se “përmes “AmCham”, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”.

I rizgjedhur president Jaço e dha mesazhin për kompanitë anëtare pas punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të AmCham.

AmCham tha se Organizimi i Asamblesë së 21-të ndihmoi për të zgjedhur drejtuesit e rinj për të zhvilluar partneritete dhe bashkëpunime institucionale, në mbështetje të politikave të organizatës.