Jens Stoltenberg e viziton nesër Kosovën

Bruksel, 30 qershor 2021 – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë nesës Kosovën.

Në faqen zyrtare të NATO-s njoftohet se Stoltenberg do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin për Komunitete e Kthim, Goran Rakiq.

Ai do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici dhe me drejtorin e Ekipit Këshillues e Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Jorg Ruter.

Stoltenberg do të vizitojë edhe trupat e KFOR-it.

Bie në sy se në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të NATO-s nuk përmenden pozitat e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës, Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti. Në njoftim atyre u referohet me shprehjet e kortezisë “zotëri” dhe “zonja” dhe jo me pozitat që i kanë.

(r.m.)