Jeruzalemi, Trampi dhe politika sherrlënëse anglo-franceze

Denion Ndrenika

SHBA njoftoi njohjen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit. Fare normale që kritikat vijnë an’ e kënd botës. Normale që edhe vetë presidenti Donald Tramp veproi siç gjykoi administrata e tij.
Nuk kam ndonjë ndjeshmëri të madhe nëse Jeruzalemin duhet ta kenë kryeqytet izraelitët apo palestinezët, apo të dy bashkë, të perëndimit apo të lindjes.
As që kam ndjeshmëri madje për kritikat ndaj vendimit të SHBA-së për ta njohur Jeruzalemin, sepse pjesërisht edhe Rusia e kishte bërë këtë, mirëpo pakkush apo kurrkush nuk e kritikoi pse e nisi e para.
Padyshim që mirëkuptim të plotë kam për botën arabe në kundërshtimin ndaj vendimit të presidentit Tramp, qoftë edhe për frikërat se mundet të cenohet procesi i paqes, që vështirë të shihet nëse ka bërë ndonjë hap përpara në bisedimet mes SHBA-së dhe palëve penguese BE dhe Rusi dhe të fjeturës OKB.
Mirëpo, jonormale më duket që britanikët me kryeministren Tereza Mei dhe francezët me presidentin Emanuel Makron e kundërshtuan këtë vendim amerikan.
Zaten, çdo sherr e guverr në këtë botë vjen për shkak të së shkuarës kufindarëse të popujve sipas politikës anglo-franceze.
Në çdo konferencë e traktat këta vendosnin për çfarë u duhej, për njeri-tjetrin dhe e pranonin të gjithë.
Këtë bëri ish-kryeministri Llojd Xhorxh pas sakatimit të Shqipërisë në 1913, kur u tha lordëve se Londra nuk mund të rrinte pa kënaqur interesat e aleates së saj, Francës.
Medemek kur do Londra dhe Parisi të bëjnë ç’u teket e kur ndodhte me Berlinin apo Tokion (i përbuz, edhe i përçmoj krejt ata që e interpretojnë ligësisht qëndrimin për Berlinin dhe Tokion) e sot me Uashingtonin.
Ish-Sekretari i Shtetit, gjermano-hebre-amerikani Henri Alfred Kisinger (lindi në Fyrt (Fürth, Gjermani) kur pranonte për “The Atlantic” në nëntor 2016 se bota është në kaos, rendiste (po aty) se një ndër arsyet e fenomenit “Tramp” është në pjesën më të madhe reagim i Amerikës së Mesme, ndaj sulmeve kundër vlerave të saj, prej komuniteteve intelektuale dhe akademike.
Në librin e tij “Diplomacia” (e përshtas) përcaktoi qartë rastin e ardhur pas vitit ‘90 për udhëheqësine amerikane në botë. Tash SHBA nuk është më mes vetizolimit apo ndërmarrjes ndërkombëtare për përhapje të vlerave, por e detyruar të jetë në drejtim edhe pse në parimin e ekuilibrit të forcave, jo fort të pëlqesyeshëm për të. Në historinë 400-vjeçare të rolit parësor të Europës në botë, Kisigneri (përshtas) vëren se pas diplomacisë kombëse franceze, vetështetëse britanike, eurokontinentale të Habsurgëve austro-hungarezë dhe shkatërrimtare të Bismarkut gjerman, SHBA ka rastë të jetë e vetme dhe vendimtare.
Ndaj, vendimi i Trampit me apo pa e pëlqyer, nuk është harakiri të shihet me këtë sy. Pra, jo vetëm kur do Londra dhe Parisi puna shkon e kur është tjetërkush, del zonja Mei që tërheq veshin se nuk i vjen përshtat. Pikërisht sepse siç thotë Kisingeri, në jubileun e Viktorias, Marina Mbretërore parakalonte me 100 anije e sot ka veç një.