Jeta, dhuratë e Zotit, ndarë me të tjerët

Portreti i  nje patrioti, VATRAN i hershëm, në një libër mbresëlënës

Merita B. McCormack, MBA

WASHINGTON DC

Libri  i shkruar nga Eris Rusi,  bazuar mbi rrefimet personale te  shqiptaro-amerikanit  Beqir Potka titullohet “American Dream”(Endrra Amerikane). Ai tregon  aty  historine e jashtezakonshme te bashkeatdhetarit tone. Ne liber  flitet me detaje per realitetin e jetes shqiptare ne periudhen e komunizmit,  perjetimet e tij si femije, endrrat si adoleshent, energjine  e vendosmerine si i rritur, ecurine e jetes ne Perendim dhe vendimin e mare qe femije per t’u aratisur nga Shqiperia. Ne liber gjithashtu tregohet edhe  trajektorja e gjate e udhetimit te tij drejt SHBA-së, permes Greqise, si edhe disa detaje nga ngjitja e tij ne majat e suksesit ekonomik ne vendin e mundesive. 

Te gjitha keto, me vete jane histori te veçanta, qe prekin thellesisht njeriun duke  ngjallur emocione te forta. Sidomos per ata qe i kane perjetuar ato kohe e kane kaluar neper situata te ngjashme. Por çdo shqipfoles, i cilesdo gjenerate qofte, ne nje menyre apo ne nje tjeter do te gjeje aty nje pjese te vetvetes.  

Nderkohe, ne te gjithe librin, filli qe pershkon ate eshte fortesia e karakterit te nje djali trim, guximtar, te vendosur, femije i dashur e i  respektuar ndaj familjes, dhe ne vecanti nje njeri qe mban fjalen e dhene.

Mbi te gjitha keto cilesi, besimi ne Zot e mirenjohja ndaj Hyjit, Krijuesit te gjithëpushtetshem, eshte me e dukshmja. 

Beqiri dhe Erisi, ne nje bashkepunim te frytshem profesional, qe perfundoi ne nje liber teper mbreselenes, kane sjelle per lexuesin dhe per historine  e kombit tone nje veper historiko-letrare qe duhet te sherbeje si nje model per te treguar biografite e personaliteteve te vecanta, si nje thesar historie kombetare dhe si nje udhëzues per ata qe duan te arrijne sukses jashte vendit e sidomos ne SHBA.

Libri fillon me nje parathenie te shkurter te vete protagonistit, Mr. Potka, ku ai  percakton standardet e tij  jetesore “Besimi ne Zot dhe Etja per Liri”.

Dy shtyllat mbi te cliat Perendimi ka ndertuar shoqerine, gjenden edhe ne shpirtin luftarak te Korçarit, portreti i te cilit shpaloset ne liber.  

Pikerisht keto motive, Zoti, Familja, Liria e Individit shoqerojne çdo histori, çdo dhimbje, çdo tragjedi apo çdo fitore te protagonistit, vellait tim te gjakut e te krahines. 

Mr. Potka shpreh mirenjohjen e tij ne çdo situate, ne cdo moment. Ai pastaj shijon frutin e besimit dhe te guximit. Te dyja shkojne bashke dhe lexues,i teksa shokohet nga nje ngjarje qe mund te jete tragjike ose afer tragjikes, qe mund te rezultoje ose qe ka rezultuar ne humbje jete, nga ana tjeter, ai merr zemer dhe forcohet kur meson se si Mr. Potka e ka trajtuar situaten dhe se si ka vepruar. Natyrisht supernatyralen e ka gjithnje prane. E kjo sjell edhe qetesine shpirterore te rrefyesit por qe percohet bukur edhe tek lexuesi, e percjellë mjeshterisht prej fjales se shkruar nga Eris Rusi.  Fjala me  e perdorur per keto raste eshte fjala “Ringjallje”, qe sinjalizon nje risi jete, ngrysja e gdhirja, Lavdi Zotit qe jemi gjalle e Lavdi Zotit per mundesine e jetes. Sa bukur!  

Erisi pershkruan takimet  ne memedhe me Mr. Potka ne detaje te bukura, terheqese, letrarisht te goditura, me metaforat e duhura  dhe mjeshterisht, i vemendshem e ndjek fillin e bisedes ashtu si duhet, pa nderprerje e pa shkeputje kohore. Ai vezhgon me kujdes biseden, pyet per detaje dhe disa here ne fillim kapitujsh ben edhe reflektime qe sa here t’i lexosh aq me te bukura tingellojne. 

Libri fillon me kujtime e reflektime per familjen e origjines ne Lavdar, me pas ne Dvoran te Korces e perfundon me pershkrime momentesh familjare nga jeta  aq bukur ndertuar  nga vete Mr. Potka dhe bashkeshortja e tij Nevila.  Ndoshta autoret nuk e planifikuan si te tille, por mua me duket si nje rreth i bukur  qe mban brenda nje histori kaq te veçante, e cila fillon me familjen, me ngrohtesine familjare, me dashurine prinderore  qe gjendej brenda asaj qe Mr. Potka e konsideron si Shtepi-Keshtjelle dhe perfundon ne te njejten ngrohtesi e dashamiresi  qe ai vete, tashme prind , e shijon me gruan e me femijet e vet, nen tingujt e muzikes, ne cerdhen e tyre ne Amerike.  Por ky rreth nuk fluturon ne ajer pa nje baze. Ai e ka bazen dhe mbeshtetjen ne Zot. Mr. Potka, per ata qe kane edhe fatin e mire ta njohin ne person,  shpesh here  shpreh mirenjohjen ndaj Zotit dhe e falenderon me ze te larte e ballehapur tek thote: “Perendia, me ndihmon, Perendise ju befsha kurban!” Ishte pikerisht kjo shprehje qe u ka bere pershtypje shume personave tek kane ndjekur intervistat e tij ne fillim  te vitit 2023, ne televizionet e Shqiperise, pas botimit te librit. 

Brenda faqeve te librit  lexuesi meson detaje  per varferine ekonomike shqiptare, per rezistencen e shqiptarit per te mos iu nenshtruar rregjimit dhe shtetit, luften e brendshme shpirterore dhe kujdesin per te mos rene pre e viktime e carqeve te rregjimit, perballjen me egersine e komunizmit, arrestime, burgosje dhe cregullimet e nje jete si ajo qe provuam ne si komb ne ato dekada te erresires ideologjike, kur  feja u ndalua, ligji Natyral u zevendesua me diktature politike.

Aty lexuesi meson per peshtjellimet, mendimet, premtimet dhe vendosmerine per te marre hapa nga ato qe shume kush kishte frike t’i mendonte. Arratine!

Ne ato faqe lexuesi meson per ndjejat e bukura te dashurise se pare, frika  nga pakujdesite ne komunikim dhe deshtimet personale qe vinin si pasoje e  jetes politike shqiptare ne ate kohe. 

Por ne liber meson dhe per virtutet  e rinise shqiptare dhe ne rastin konkret te  Mr, Potka. Nje veti e tij eshte guximi dhe  vendimarrja. Kjo bie ne sy ne rrefimet e tij per jeten ne Shqiperi, vetedisiplinimi, premtimi , lidershipi ne organizimin e arratise por edhe me tutje ne jeten pas ndodhive madhore te rinise se tij.

Nje qartesi e madhe , nje disipline profesionale, nje korrektesi qe meriton respekt, te gjitha keto, formuar ne Lavdar te Korces, bartur ne New York, Boston e Nashville, manifestohen qarte tek ky personalitet amerikan me origjine e me kembe ne token shqiptare. 

Nje gje qe nuk mund te lihet pa permendur eshte rrefimi ne liber kur Mr. Potka perballet me situata te veshtira. Ai ne ato raste,  jo vetem qe nuk e le pas dore besimin, por ai intesifikon falenderimin, lutjen ndaj Perendise, rrit shpresen e besimin ne Zot  dhe i jep sherbimin e tij te tjereve. “Ne marrim kur japim”- kjo shprehje famoze e nje shenjtori, e ka motivuar dhe vazhdon te motivoje  kete shqiptar te sukseshem ne SHBA. 

Ne liber nuk mungon as humori dhe as vete egzaminimi , me perulesi dhe dashamiresi.  Mund te them se Mr. Potka eshte nje thesar i yni te cilin une e çmoj dyfish meqe e kam edhe nga ana ime!

Detajet e tjera, per te mos hequr kersherine e lexuesit nuk po i ndaj. 

Por mund te them se libri ne fjale eshte nje nder te paktet libra  ne gjhen shqipe qe e kam lexuar brenda tre ditesh dhe me ka lene mbresa te jashtezakonshme. 

Faleminderit Mr. Rusi dhe Mr. Potka per dhuraten qe na sollet!

Merita B. McCormack eshte nje shqiptaro-amerikane nga Cangonji i Korces. Ajo jeton ne Uashington DC se bashku me bashkeshortin dhe femijet e tyre. Ajo punon  per nje Institucion te Edukimit te Larte Amerikan  dhe eshte ne formim shpirteror me Urdherin e Dominikaneve, dega e laikeve.Ne diaspore sherben permes komuniteteve shqiptare ne DC dhe si anetare ne Keshillin e VATRES. Merita eshte dekoruar nga presidenti shqiptar me titullin: “Kalores i Urdherit te Flamurit”.