Jo i mirëpritur nga Diaspora Shqiptare

Nga Naser Nika

Në qendër, autori, Naser Nika.

Në takimim e djeshëm në New York me delegacionin nga Mali i zi në krye me zëvendëskryeministrin Dritan Abazoviq, nuk është shumë i mirëpritur nga diaspora Shqiptare këtu në ShBA.Është e pabesueshme se si një delegacion i qeverisë së Malit të Zi pritet nga individë që nuk janë shtetas të Malit të Zi.

Kritika e parë ndaj zevendëskryeministrit Abazoviq erdhi nga kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z. Safet Llolla ku u shpreh se ky nuk mund të quhet takim me diasporë dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohet takim i suksesshëm duke qënë se as menyra e organizimit nuk përkon me nivelin e duhur. Më tutje z. Llolla ka kërkuar si fillim një takim të mirëfilltë me diasporen e Malit të Zi për të qenë në gjendje që të zhvillohen hapa dhe procese të tjera produktive. 

Unë personalisht nuk arrij ta kuptoj arsyen e mospërfshirjes së atyre që kontribuojnë konkretisht për shtetin që ai përfaqëson dhe as politikën e përfshirjes së individëve nga Shqipëria përpara bashkëvendasëve të tij. Në një inciativë që fare lehtë mund të kthehej në progres, ne po bëjmë një hap para dhe dy mbrapa. Albanian Roots mbajti takim me një qeveri pro serbe, andaj nuk do ishte as çudi nëse në të ardhmen do zhvillohej një takim mes tyre dhe Vuçiqit. 

Frustrimi dhe qëndrimi ynë është i qartë ndaj takimit në të cilin problemi qëndron tek përfshirja e një shoqate të një shteti tjetër përpara shtetit tuaj. Për ju z. Abazoviq takimi mund të duket i suksesshëm, por nuk është aspak i suksesshëm për shtetin që ju përfaqësoni. Atë mbledhje përveç se diaspora shqiptare e Malit të Zi nuk e përbënte as 001%-shin, nuk kishte as prani të njerëzëve nga Mjekësia, Drejtësia apo Biznesmenë, intelekti i të cilëve mund të prodhojë fryte të nevojshme dhe hapa konkret për zhvillim e sukses.

Dritan Abazoviq, i treti nga e majta, duke folur në takim
Pamje nga salla.