Jo Jugosllavia e tretë Nikolla Gruevski!

Populli shqiptar në Maqedoni nuk është rentierë në trojet e veta etnike, prandaj klasa politike shqiptare duhen të ndërrojnë kursin dhe mos të sillen karshi (me ligjet e pashkruara) për gjoja se ata janë pjesë e shtetformimit

Skënder Karaçica

Skënder Karaçica

Kah është nisur Maqedonia me kursin politik tashmë të njohur të qeverisë së Nikolla Gruevskit. Është nisur po në atë udhë që ishte dikur në kohën e Jugosllavisë për të cilën ka shumë nostalgji kryeministri dhe qarqet politike maqedonase, që në kohën kur spektri i gjerë politik dhe demokratik europianë në Bruksel po bëjnë krejt të mundurën për të stabilizuar kahet e jetës në Ballkanin Përendimor, kështu e nis reagimin e vet SHSHA-ja në Çikago.

Nismat e reja të politikës nostalgjike në Maqedoni për bashkëpunim të ngusht me Serbinë dhe mbledhja e së hënës në mes të dyja qeverive Ivica Daçiç-Nikolla Gruevski në Beograd, tregon më së miri se deri ku ka shkuar kursi politik me disa skenarë të vjetër të boshtit pansllavist në Ballkan, krejt kjo kundër çështjes shqiptare dhe të kaheve të reja të shtetndërtimit të Kosovës, thonë shqiptaro-amerikanët në Çikago. Tërë vijat politike dhe të strategjisë tash e një shekull në qarqet antishqiptare në Beograd dhe Shkup, kanë qenë sa më shumë për të vënë në kandar ballansimin e çështjes shqiptare në Ballkan dhe për të krijuar problemin kujdestar “, Populli shqiptar faktor destabilzimi në rajon dhe më gjerë, ” për të shkuar edhe me tej për të hutuar rrugën e diplomacisë ndërkombëtare karshi problemit të pazgjidhur shqiptar e të ndarë në pesë shtete.

Dihet se në politikën aktuale në Serbi kanë ardhur garnitura (e gatuar mirë) në kuzhinën nacionaliste dhe antishqiptare të kryekriminelit Sllobodan Millosheviç që me disa tone gjoja, , demokratike, , dhe të njëfarë, , kursi të ri në Serbi, , (!) të udhëhequr nga Nikoliqi, Daçiçi dhe Vuçiçi nuk janë gjë tjetër pos skenarët e vjetër në duart e ultranacionalistëve të shkollës së njohur serbe me , , babain e kombit, , Dobrica Qosiç!Dhe në këtë rrugë e kanë marrë me vete edhe kryeministrin e Maqdonisë Nikolla Gruevski, i cili tash sa kohë po trumbeton për të hyrë në NATO dhe në BE si , , komb maqedonas, , me disa konteste historike të kundërshtimit nga ana e Bullgarisë dhe Greqisë, thuhet me tej në reagimin e SHSHA-së.

Takimi i së hënës në mes të dyja qeverive aktuale Serbi-Maqedoni në Beograd, hap dilemën se kah është nisur dhe ku do të ndalet kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë është veshur me kostumin nacionalist të , , vëllazërve serb, , në Serbi dhe ka harruar se në Maqedoni jetojnë 40 për qind të përberjes kombëtare të popullit shqiptar në trojet e veta etnike. Në udhën e tij kah Beogradi Nikolla Gruevski do shkoj pa shqiptarët dhe kundër interesave të tyre kur dihet fakti se qeveria aktuale nacionaliste serbe është më tërë qenien dhe mekanizmat tjerë shtetëtrorë dhe diplomatik kundër popullit shqiptar dhe të kaheve të reja demokratike të shtetit të ri të Kosovës. Për tërë kolovajzën politike në Maqedoni, subjekti politik shqiptar në kualicion (BDI) duhen të mbajnë qendrim konstant dhe mos të lejojnë të bien pre e provokimeve të bllokut pansllavist të dirigjuara nga dora e Rusisë për të vënë në orët e katrahurave të njihura gjatë hsitorisë Ballkanin e trazuar. Nuk e kemi të njohur marrëveshjen për kualicion në mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit, ajo a është e shkruar me dispozitat ligjore apo është e thënë me gojë, , a me pranoni të bashkëqeverisim, , (?!) . Përkitazi me këtë duhet të deklarohet subjekti në kualicion Ali Ahmeti dhe të kërkojë qendrimin apo largimin nga ky kualicion, kur me platformën e “, bashkëpunimit, , në mes të dyja qeverive në këtë nivel të (dofarë) nismave të reja në rajon, nuk tregojnë ditë të mira për stabilizimin e kësaj pjese të rajonit me viktimizimin e çështjes shqiptare.

Ka ardhur koha të themi shtruar, thuhet në këtë reagim të SHSHA-së, se çështja shqiptare në Maqedoni nuk zgjidhur dhe ka mbetur pezull në margjinat e kohës me ligjet e Kushtetutës që vetëm popullin maqedonas e konsideron shtetformues, ndërsa të tjerët si pakicë hiq përshkrimin (kombëtar) të popullit shqiptar që për kah përberja e saj kombëtar tashti përbën 40 përqind të saj. Anashkalimi i mëtejmë i popullit shqiptar shihet edhe përmes buxhetit të këtij vendi. Dihet se Maqedonia ka një buxhet vjetor prej 2 miliardë e 700 milionë euro dhe për investimet në pjesën shqiptare tash sa vjet janë planifikuar 20 përqind e tij që i bjen dukund 200 milionë euro, që këto programe të investimeve kanë mbetur vetëm në letër. Problem në vete këso kohe paraqet edhe çështja e pushetit lokal që nuk dihet sa po zbatohet Konventa Europiane për pushtetin lokal kur dihet se tërë makanizmat e tij janë të bartura në zyrat e qeverisë së Maqedonisë. Prandaj, sot e këtu, vlen të thuhet se për shqiptarët është bërë moto e jetës politike, , Fol çfarë thotë shteti, , !

Në gjithë rrugëtimin e kolovajzës politike në Maqedoni, kujtojmë se subjekti politik në kualicion (BDI) të mendojë të hapë çëshjtjen e të drejtës për avansimin e popullit shqiptar vërtetë si pjesë shtetformues përmes propozimit të ndrshimeve kushtetuese dhe të krijimit të vijat të reja të federalizimit si një nga format më të mira dhe të qendrueshme për të mbajtur gjallë këtë vend, që sipas SHSHA-së në Çikago, ka mbetur në konturat e jetës së brishtë dhe larg standardeve të njohura europiane dhe amerikane për të gjetur vendin në familjen e bashkuar euopiane të BE-së dhe në NATO. Kjo më së miri po e tregon se ka po shkon Maqdonia, në mëngjes me dorën kah Brukseli, ndërkaq në orët e vona sy e vesh me Serbinë dhe Moskën. Dëshriojmë që subjekti politik në kualicion (BDI) mos të bjen në bisht të kolovajzës politike të Nikolla Gruevskit, ndonëse udhën që ka marrë për Beograd le të shkojë pa shqiptarët, thuhet zëshëm nga SHSHA-ja në Çikago.