Kadilli: PD-së i duhet lider i ri, Berisha të largohet

Edhe pse nuk kishte firmosur, Fatbardh Kadilli ishtë i pranishëm në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të mbajtur në “Air Albania.”

Kadilli u shpreh se pas 30 viteve histori, PD më në fund mund të jetë parti e shqiptarëve të shekullit XXI. Ai tha se ky Kuvend duhet të hyjë në histori si një Kuvend që e futi në rrugën e mbarë të shndërrimit në një parti të vlerave perëndimore dhe evropiane.

Kadilli gjithashtu tha se më 26 prill kërkoi dorëheqjen e Bashës i parë për të nisur ndryshimin e domosdoshëm të PD-së.

Kadilli: Vendosa ta sfidoj si kryetar edhe pse e dija se nuk kisha shuëm shanse për të fituar. Beteja ime ishte një betejë e vetmuar sepse në PD nuk donte njeri garë, sepse të gjithë ishin me kryetarin. Ndoshta jemi rast unik në botë që bëhen votime dhe nuk kishim as listat e anëëtarëve deh as numrin e atyre që do të votonin. Me ndihëm tuaj Basha fitoi një garë që nuk ishte garë, por unë nuk u largova edhe pse humba.

Kadilli u shpreh se ndryshimi i PD-së është sfidë e vështirë sepse kërkon në radhë të parë ndryshim të mendësisë politike.

Kadilli: Duhet të jemi të zotët të flakim tutje mendësinë e përkuljes, të bindjes së verbër të frikës. Sfida e vërtetë e Kuvendit është të tregojmë se edhe Sali Berisha nuk duhet të jetë mbi parimin e kryetarit që humbet zgjedhjet nuk zgjidhet më në krye të partisë. Rregulli duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Vetëm nëse Basha dhe Berisha përjashtohen nga e drejta për të garuar, ne do të kalojmë provën e seriozitetit. Vetëm atëherë do të fillojë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse nuk e bëjmë do të jemi që nesër në një krizë të re. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten. Duhen udhëheqës të rinj. Ne kemi nevojë për një brez të ri politikanësh.

 Ai u shpreh se PD-ja duhet të heqë dorë nga partia e udhëheqësit të fortë.

oranews