Kamberi: Nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë kërkoi arrestimin tim

Beoogad, 15 shtator 2022 – Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se nënkryetarja e Kuvendi të Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar arrestimin e tij.

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, e citon Kamberi deputeten Paunoviq, në një postim në Facebook.

Kamberi ka treguar se deputetja e Partisë Socialiste e ka bërë këtë deklaratë pas diskutimit të tij në seancën e Kuvendit të Serbisë për dialogun me Kosovën, nw tw cilwn ai ka thwnw se Kosova wshtw shtet i pavarur dhe Serbia duhet tw pranojw kwtw realitet.

“Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.  Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka kërkuar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit”, ka shkruar Kamberi.

Postimi i plotë i Kamberit:

Toka sërish do të rrotullohet

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, ka deklaruar dje, në seancën parlamentare ku u debatua për dialogun Kosovë-Serbi, deputetja e Partisë Socialiste të Sllobodan Millosheviqit, Snezhana Paunoviq.

“Nëse nuk është e mundur kjo ta shpërngulim nga këtu” ka vazhduar ajo.

Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

Zonja Paunoviq kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës.

Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar.

Po fole të vëretën të kërcënojnë se do të djegin në turrën e druve. Kjo është ajo që ka ka këruar deputetaja Paunoviq – nënkryetare e parlamentit.

Inkuizicioni romak e kishte dënuar Xhordano Brunon, për herezi, me akuzën se ka “mohuar disa doktrina themelore katolike”.

Heretikët parlamentar serb po bëjnë të njëjtën.

Më vjen keq për kokëfortësinë e tyre  të refuzimit të realitetit rreth Kosovës. Politika serbe karshi Kosovës vazhdon të mbetet dogmatike jo realiste.

E vëreteta mund të jetë e hidhur por nuk duhet ta mohosh.

Me apo pa mua “toka do të vazhdojë të rrotullohet”.

Me apo pa mua, Kosova do të mbetet e pavarur.

(r.m.)