Kanada: 36-vjeçari kosovar vdiq pas një aksidenti me motoçikletë, gruaja e tij në gjendje kritike 

 
 
Beqir SINA – New York
 
 
Kreshnik Cermjani, 36-vjeçar nga Kosova, ka vdekur pasi u aksidentua me një SUV derisa ishte me motoçikletë me gruan e tij, Ermirën. Kjo e fundit është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në spital. Ngjarja ka ndodhur në Calgary të Kanadasë.
Siç bëjnë të ditur mediet kanadeze, policia njoftoi se çifti po ktheheshin nga darka për në shtëpi. Mediet tutje bëjnë me dije se i ndjeri kishte tre femije, per te cilet tani do te kujdeset vellai i tij, Debatik Cermjani.
Sipas anëtarëve të familjes, 36-vjeçari Kreshnik Cermjani dhe gruaja e tij Ermira po ktheheshin nga nje dark familjare më 29 qershor. Policia tha se çifti ishte me një motor drejtuar nga Kreshnik Cermjani, nderkohe qe në segmetin e rruges 14 Street NW u përplasën me një(komb) SUV, që ne momentin e perplasjes po tentonte te kthehej majtas ne exit 20 Avenue.
 
Simbas policies, drejtuesi i motorcikletes Cermjani vdiq ne vend, ndërsa gruaja e tij ishte demtuar rëndë dhe eshte nen kujdesin e mjekve në një spital të Calgary. Ata kanë tre fëmijë të cilët janë 11, 14 dhe 16. 
 
Vëllai i Cermjanit, Debatik Cermjani ishte me nipat dhe mbesën e tij kur dëgjuan se prindërit e tyre ishin përfshirë në një përplasje.
 
 
Tre fëmijë kanë mbetur pa baba pas një përplasjeje në nji aksident automoblistik ne nje rruge kryesore Calgary, këtë javë. Siç raporton Carolyn Kury de Castillo,e tekevizionit GlobalNews komuniteti shqiptar i Calgary, po bashkohet ne mbledhjen e ndihmave për të ndihmuar ndërsa nëna e fëmijëve mbetet në spital, ne gjendje kritike.
 
‘Unë do te kujdesem për ta dhe për gruan e tij’ tha me medien kanadeze Debatik Cermjani, vëllai i viktimës së aksidentit me motor. Ai  thotë se ai do të kujdeset tani për 7 fëmijë, kater te tijet dhe tret e vellait.
Vëllai i tij, Debatik Cermjani, po qëndronte me nipat dhe mbesën e tij kur mori vesh lajmin e kobshëm.
“Ai (djali i madh) ishte mjaft të afërt me babain. Ai pyeste se kush do të kujdeset për ne? Ai bëri gjithçka për ne”, deklaroi ai, teksa po fliste për djalin e madh të vëllait.
Dy vëllezërit punonin në Kanadë si bojaxhi(painter) . Që të dy simbas Globe, erdhen në Calgary të Kanadasë 15 vite më parë nga Kosova për një jetë më të mirë.
“Niku (Kreshniku) ishte një njeri energjetik dhe punëtor i madh”, deklaroi Ilir Kuqi, president i Shoqatës së Shqiptarëve në Kanadë të Calgary.
“Çdokush në komunitet e donte Nikun. Niku ishte një djalë i mirë. Ai u ofronte mbështetje komunitetit kur kishin nevojë, ishte çdoherë i gatshëm të ndihmonte”, deklaroi tutje ai.
 
Ndersa një fushatë me GoFundMe është ngritur për familjen Cemrjani.
 
Donacionet janë duke ardhur nga I gjithe komuniteti shqiptar në Calgary dhe nga njerëzit që e kan njohur Kreshnik Cermjanin, sidomos përmes punës dhe lojes se futbollit ne komunitet.
 
“Unë jam thellesisht i perulur nga mbështetja e të gjithë qytetit të Calgary. Nick ka lënë mbresa të mëdha në të gjithë këtë qytet, ”tha Kuqi.
 
“Janë fëmijët për të cilët jemi të shqetësuar. Ne duam të sigurohemi që të krijojmë sa më shumë mbështetje për ta. Askush nuk mund ta zvendesoje humbjen e një babai ”.
 

Comment

*