Kanada: Kapen terroristët, planifikonin atentat trenit nga Toronto

Policia kanadeze njoftoi të hënën se, me ndihmën e autoriteteve amerikane, ata ishin në gjendje të arrestonin Chiheb Esseghaier dhe Raed Jaser, përkatësisht nga Montreali dhe Toronto.
Autoritetet në Kanada thonë se kanë arrestuar dy persona nën akuzat për komplot për të kryer një sulm terrorist të mbështetur nga al-Qaida- kundër trenave të udhëtarëve.
Policia kanadeze njoftoi të hënën se, me ndihmën e autoriteteve amerikane, ata ishin në gjendje të arrestonin Chiheb Esseghaier dhe Raed Jaser, përkatësisht nga Montreali dhe Toronto.
Policia tha në një deklaratë se ndërsa besohet se të dyshuarit kishin “kapacitetin dhe qëllimin” për të kryer një sulm, nuk kishte ndonjë kërcënim të pashmangshëm ndaj publikut, punonjësve të trenave, udhëtarëve ose infrastrukturës hekurudhore.
Hetuesit gjithashtu thanë se dy të dyshuarit mendohet se synonin të sulmonin trenat e udhëtarëve në Toronto dhe se komploti nuk kishte lidhje me sulmin e javës së kaluar me bomba në maratonën e Bostonit në Shtetet e Bashkuara.