Kancelarja Merkel mbërrin në Tiranë më 14 shtator, në 10:30 takimi me Ramën

Pas takimeve konferenca për gazetarë në 14:35 mes kryeministri Edi Rama dhe Kancelares gjermane Angela Merkel

Knid Ndrenika

Qeveria e Shqipërisë publikoi para pak minutash programin e vizitës së Kacelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

E tërë vizita do të transmetohet drejtpërdrejtë me sinjalin radioteleviziv me frekuenca satelitore Livestream në Facebook dhe Youtube.

Ambasada gjermane ka njoftuar se janë planifikuar biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me Bashkimin Europian.

Sipas ambasadës, në bisedimet e mëpasme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

Vizita e dytë e zonjës Merkel në Shqipëri fillon në 14 shtator në orën 10:20 me ceremoninë e mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave, raportoi korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.

Takimi kokë më kokë me kryeminstrin Edi Rama do të mbahet po në Pallatin e Brigadave në orën 10:30.

Mandej vijojnë bisedimet ndërmjet të dy delegacioneve në të njejtin vend me orën e paralajmëruar 11:00.

Paskësaj, do të zhvillohet në 11:50 dhe në 11:55 ceremonia e mbërritjes së Kryeministrit Rama dhe zonjës Merkel si dhe e krerëve të qeverive të Ballkanit në qendrën “Tirana Business Park” pranë aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”.

Fotografia familjare e takimit është në 12:00 dhe krejt pas takimeve konferenca për gazetarë në 14:35 mes zotit Rama dhe Kancelares Merkel.