KAS në KQZ pranon pjesërisht 12 ankesat e partive

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi 12 kërkesa ankimore, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të KSHZ, “Për dorëzimin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin kalendarik 2020 dhe sanksionet për mosdorëzimin e tyre” me ankues Partia Aleanca Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi ndryshimin e vendimit nr. 430, datë 22.07.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KAS pranoi kërkesën ankimore dhe vendosi heqjen e sanksionit administrative të Partisë Minotiteti Etnik Grek për të Ardhmen dhe Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.
KAS rrëzoi kërkesën ankimore dhe la në fuqi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekësh të Partisë Lëvizja e Legalitetit, pranoi pjesërisht kërkesën ankimore dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 50.000 lekë për Partinë Kombëtare Konservatore Albania, Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar dhe Partinë Ora e Shqipërisë.
Gjithashtu, KAS vendosi ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 430 të KSHZ-së dhe vendosi sanksionin administrativ në shumën 65.000 lekë për Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.