KAS shqyrton ankesat për zgjedhjet, LSI kërkon të shpallen të pavlefshme gjedhjet në Dropull e Gjirokastër

Tiranë,12 maj 2021 – Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) pranë Kosomisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur sot shqyrtimin e ankesave të subjekteve zgjedhore lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit. 

Në nisje të mbledhjes, relatori Ledio Braho ka thënë se tri kërkesat ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Partisë Demokratike (PD) dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani do të shqyrtohen bashkërisht.

Përfaqësuesi ligjor i LSI-së, Altin Kaziaj, ka kërkuar të shpallen të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve në bashkinë e Dropullit dhe të Gjirokastrës.

Në argumentimin e kërkesës së LSI-së, ai ka thënë se me vendimin e Komitetit Teknik për karantinimin e personave që do të vinin nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut është bërë shkelje e të drejtave themeloretënjeriut.

ai ka thënë se në kundërshtim me vendimin e Komitetit Teknik për karantinimin e personave që do të vinin nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut, në Shqipëri kanë hyrë mbi 5.00 persona, shumica prej të cilëve, sipas tij, ishin mbështetës të Partisë Spcialiste.

“Kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave themelore të njeriut, që është e drejta për të zgjedhur apo për t’u zgjedhor. Kjo shkelje ka ardhur në bazë të urdhrit të ministrisë së Shëndetësisë për t’u karantinuar personat që vijnë nga Greqia apo nga Maqedonia’, ka thënë ai.

Por, Kaziaj ka thënë se, në kundërshtimin me vendimin e Komitetit, rreth 500 persona, shumica mbështetës të Partisë Socialiste, kanë ardhur për të votua në mënyrë të organizuar, me qëllim që të goditet LSI-a.

“Janë rreth 500 persona që kanë hyrë në Shqipëri. Mënyrat se si kanë hyrë ne nuk i dimë dhe për këtë kërkojmë hetim të thelluar nga Komisioni. Pjesa më e madhe e tyre janë mbështetës së PS-së dhe kanë pasur funksione në komisionet zgjedhore, në qendrat e votimit dhe më qendrat e numërimit të votave”, ka thënë Kaziaj.

“Kandidati jonë atje, Vangjel Tavo, ka kallëzuar emra të posaçëm të shtetasve shqiptarë që kishin ardhur pas këtij urdhri dhe ishin përfshirë në procese zgjedhore. Kjo tregon se orientimi ka qenë për të goditur LSI-në”,  ka shtuar ai.

Sipas Kaziajt “ka qenë vetë ministri i Brendshëm ai që ka ndikuar për nxjerrjen e urdhrit për karantinim të votuesve që do të vinin nga Greqia dhe nga Maqedonia e Veriut”.

“Kërkojmë shpalljen e pavlefshme të rezultateve të bashkive Dropull dhe Gjirokastër”, ka thënë ndër të tjera përfaqësuesi ligjor i LSI-së.

(r.m.)

 

Comment

*