Katrahurë

Kujt i shërben kjo katrahurë e madhe që po bëhet sot në Shqipëri ?

 

Rasim Bebo

Rasim Bebo

Të dëgjosh dy vëllezërit, pasardhës më besnik të Ramiz Alisë, më të devotshmit e partisë komuniste, Z. Sali Berisha dhe Edi Rama, drejtuesit e dy partive kryesore, PD dhe PS, që flasin me një ulëritje të pazakonshme e zhargon tejet të ulët e para zgjedhësve dhe ndiqen nga populli me brohoritje dhe ovacione pa mbarim, duke krijuar një kanal të thellë urrejtjeje ndërmjet shqiptarëve, nuk mund të mos mendosh se këto tubimeve krijojnë një “Katrahurë” të vërtetë. Dhe të lënë një përshtypje tepër të keqe, kur secili thotë i vendosur “Unë do të jem Kryeministër pas 23 qershorit… Unë do të arrestoj kundërshtarin dhe do ta çoj para gjyqit etj…

Mos vallë në këtë tension gjakrash, kur KQZ akoma nuk është stabilizuar dhe në ditën e zgjedhjeve do të fillojnë ankimet për vjedhje vote dhe acarimi do të arrijë kulmin, mundet të ringjallet 1997, ose 21 janari i 2011-tës. Të cilat, ashtu siç dihet, të dyja i stisi greku me Janullatosin dhe lidhja e ngushtë me partitë greke, Saliu me “Ta Nea Demokracia” dhe Fatos Nano – Edi Rama me “PASOK-un”. Ishallah mos ndodhtë ajo gjakderdhje e tmerrshme që i kushtoi Shqipërisë më 1997 mbi 3500 të vrarë dhe 11.000 të plagosur.

Kurdoherë, kur greku dëgjon për çështjen, çame i dhëmb shumë koka. Prandaj u arrit që partinë çame e përçanë në dy parti, për ta pasur më tepër nën kontroll greku, Shpëtim Idrizi me PDIU u ngjit me PD e Sali Berishës dhe Artur Dojaka me AP. shkoi me PS e Edi Ramës. Në vend që të kërkonin me kusht miratimin e Rezolutës Çame në Parlament, ose të largoheshin prejtyre.

Prof. Dr. Mehdi Hyseni, shkruan më 23-4-2013, në internet: “Ribashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë etnike, do të duhej të ishte KRYEIDEA, nën çatinë e Shqipërisë etnike të Ismail Qemalit … nga Tirana, Prishtina, në Ulqin, në Tuz, në Podgoricë, në Shkup, në Tetovë, në Preshevë, në Medvegj etj. Por zotëria nuk e zë në gojë Çamërinë, sikur nuk është truall shqiptar. Kjo na kujton Akademikun Rexhep Qosen, kur erdhi në Shqipëri në vitin 1991, në një konferencë shtypi u pyet nga gazetari çam Bashkim Kuçuku, se çfarë di për Çamërinë, ai u përgjigj: “Nuk e njoh Çamërinë”! Po kështu Javën e fundit të majit, erdhi në Çikago Ali Ahmeti dhe mbajti një fjalim, ku i përmendi të gjitha trevat shqiptare, por Çamërinë nuk e përmendi fare, edhe pasi u kritikua, prapë nuk e zuri në gojë. Zotërinjtë nuk janë njerëz të rëndomtë, por janë personalitete me tituj nderi. E me këtë praktikë politike, kënaqin ata që nuk na duan, sidomos grekët. Por është fatkeqësi, kur ombrella mbrojtëse hesht.

Në Florida, Vatra, feston ditëlindjen e Naim Frashërit.

Zoti Beqir Sina shkruan: Jacksonville, Florida – 167 vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, rilindësit tonë të madh, u kujtua me një veprimtari artistiko-kulturore, organizuar nga Dega e shoqatës Vatra në Florida. Në këtë veprimtari artistike-muzikore të titulluar “Shqipëri, o nëna ime!” mori pjesë edhe Dërvish Pashaj nga Teqeja e Detroitit, Kryetari Federatës Pan Shqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj dhe anëtari i kryesisë z. Sejdi Hysenaj.

Kryetari i degës së Vatrës në Florida, z. Adriatik Spahiu u shpreh: “Vepra e Naimit, është e pavdekshme, Ajo është krenaria e jonë kombëtare, andaj dhe për Naimin do të ketë gjithmonë vetëm ditëlindje”. Foli z. Ali Lushnjari: “Naimi ishte një ndër figurat kryesore që ndikoi në zgjimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.

Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, mes emocioneve të shumta përshëndeti këtë aktivitet … Naim Frashëri si edhe rilindësit e tjerë, që luftuan dhe u sakrifikuan me pushkë dhe me pendë për mëmëdheun tonë të dashur, Shqipërinë, na bëjnë që ne shqiptarët të ndihemi krenar, kudo që jemi për të gjitha ato sfida që historia e vjetër dhe e re na detyroi të përballojmë në formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar, duke garantuar identitetin tonë kombëtar në familjen evropiane.

“Një rrugë e vështirë kjo dhe me plot sfida, e cila na motivon për një angazhim të ri në realizimin e aspiratave historike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në rrugën e progresit dhe integrimit evropian, që na e lanë amanet rilindësit tanë”.

Ndërkohë, disa artistë dhe këngëtarë të njohur si Sandër Ruçi dhe sidomos Gëzim Nika, krijoi një atmosferë imocionante me këngën e tij të famshme dhe vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashëri. Këngët “Shqipëri o nëna ime” dhe “O sa mirë që jam Shqiptar” ndezën atmosferën dhe krijuan një festë të madhe, që frymëzon dhe lidh brezat edhe këtu në mërgim. Unë artikullshkruesi, me mallëngjim ju falënderoj përzemërsisht për këtë eveniment të madh Kombëtar. (Gazeta Illyria 30 maj 2013, “Në Florida, Vatra, feston ditëlindjen e Naim Frashërit”, f. 28).

Të shohim faqen tjetër të medaljonit, se çfarë po bëhet në Shqipëri? Greqia ka shpallur fitoren më të madhe të shekullit të kaluar, se ka hedhur në dorë Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Firma tradhtare e Ramiz Alisë më 1991 pranoi priftin grek Janullatos që sot ka zënë vendin e guvernatorit. Ai urdhëron që mos të pranohet për miratim rezoluta çame në Parlamentin Shqiptar, sepse për grekun Çamëria nuk ekziston, qysh këtu e 10 vjet më parë, e ka të ligjëruar në OKB dhe BE, dhe nuk pranon asnjë marrëveshje për problemin Çam.

Një gjë është mëse e qartë: Janullatosi nuk respekton pushtetin gjyqësor të Shqipërisë.

Kastriot Bezati, ish drejtor i Pallatit të kulturës “Naim Frashëri” në Përmet thotë: “Peshkopi Janullatos ka ngulur këmbë të prishet Shtëpia e Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet. Athina kërkon ta lërë Përmetin pa një shtëpi kulture shqiptare”.

Konflikti gjyqësor midis qendrës kulturore të Bashkisë Përmet dhe kishës ortodokse Përmet, filloi më 25 shtator 1997 dhe përfundoi më 5 maj 2004. Të tria shkallët e gjyqësorit, Shkalla e I-rë me vendim nr. 484 datë 10-7-2001, Apeli me vendim nr. 122 datë 21-3-2002 dhe Gjykata e Lartë me vendim nr. 1640 datë 14-10-2003, vendosin që: “Pallati i Kulturës “Naim Frashëri, ngritur që nga themelet nga shteti dhe përuruar më 1962, të mos tjetërsohet e të kthehet në kishë po të vazhdojë e të ngelet si tempull i kulturës në zëmër të Përmetit”. Dhe te tre vendimet e gjyqësorit u vlerësuan të rregullta, kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese me vendim nr. 66 datë 5-5-204.

Janullatosi shkoi në Përmet dhe foli greqisht në Pallatin e Kulturës “Naim Frashëri”, ndonëse ka shumë vjet që e ka mësuar gjuhen shqipe dhe e flet atje ku i intereson, por, këtë institucion të rëndësishëm dhe të vetëm të kulturës në Përmet, e cilësoi me emrin kisha e Shën Mërisë (që nuk ka qenë kurrë kishë) dhe jo me emrin e vërtet Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, siç cilësohej në vendimet e Gjyqësorit.

Përmet, kishë në Pallatin e Kulturës, kryebashkiaku bën padi në Prokurori e Shtunë, 11 Qershor, 2011 | 09:35 am

PERMET – Kreu i Bashkisë së Përmetit, Edmond Komino, ka kallëzuar në Prokurorinë e Rrethit përfaqësues të Kishës Ortodokse në Përmet, për shkatërrim të Pallatit të Kulturës.  Kryebashkiaku e ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit kallëzimin penal ndaj Kishës së rrethit, për shkatërrimin dhe ndërrimin e destinacionit të kësaj godine nga Pallat Kulture, në një objekt fetar. Përfaqësuesit e Kishës së Përmetit shprehen të sigurt për pronësinë mbi të, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj. Godina e Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”, është shkatërruar plotësisht, duke lënë vetëm muret rrethuese, ndërkohë që në brendësi të saj janë hapur themelet e ndërtimit të një kishe. Organit të akuzës së Përmetit i janë paraqitur prova shkresore dhe pamje të objektit në ndërtim e sipër. Disa ditë më parë, Edmond Komino kishte dërguar Policinë Bashkiake në vendngjarje, por ajo nuk është lejuar të vizitojë nga brenda punimet, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kryebashkiakut për kallëzim penal.

“Është një rast unikal, që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk zbatohen nga Zyra e Përmbarimit”, pohon ish-drejtori i Pallatit të Kulturës në Përmet Kastriot Bezati, i cili shton se Kisha Ortodokse kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën kombëtare, duke tentuar të instalojë në Përmet helenizimin. Ai thotë se Bashkia, së bashku me Zyrën e Përmbarimit, ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës.

Janullatosi nuk shkoi në kishat me vlera historike, siç janë Kisha e Shën Kollit dhe kisha e Shën Premtes. Të dyja monument të kulturës, që ruheshin dhe rruhen me ligj nga shteti. Kisha e Shën Kollit, ndërtuar më 1757, pasi u vra dhe iu pre koka At Stath Melanit, nga një bandë e paguar nga Janullatosit e djeshëm, nga qarqet e caktuara të Greqisë me 24-12-1917, u varros me nderime nga qytetarët dhe qëndroi aty deri në vitin 1962, trupi pa kokë i priftit kombëtar i cili predikoi shqip qysh më 1899 në Mitropolin e Përmetit. Për të cilin, Fan Noli është shprehur, se ky klerik atdhetar është “Një hero dhe dëshmor i madh i Shqipërisë ”.

Kisha Shën Premtes është ndërtuar 20 prill 1776, kur këndua për herë të parë në gjuhën shqipe në vitet 1920-1922 nga Fan Stilian Noli.

Më 26-9-2010 Kryepeshkopi Janullatos nuk përmendi fare vendimet e Gjyqësorit të dhëna me emër të Republikës së Shqipërisë në favor të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri”.

Mëso o Janullatos, nga intervista e Servet Pëllumbit, se cilët janë Shqiptarët.

Prof. Servet Pëllumbi, kur u intervistua nga Denion Ndrenika i gazetës “Illyria” në SHBA. tha: “… Në Vlorë u grumbulluan rreth 800 mijë shqiptarë (sipas të dhënave të Kryetarit të Bashkis, Shpëtim Gjika) dhe për dy ditë e dy net pati vetëm gëzim e hare në sheshet e rrugët që skuqnin nga flamujt e banderolat, dhe u shndërruan në skena të këngëve e valleve, në shpërthime patriotike e vëllazërimi të paparë midis shqiptarëve, sidomos të atyre që jetojnë jashtë kufijve tanë shtetëror. Iniciativa e paparë nga poshtë, demokracia e drejtpërdrejtë shembullore, nuk pati nevojë për shumë komisione e programe, sepse dominonin iniciativa dhe mirëkuptimi. Asnjë ngjarje e jashtëzakonshme, asnjë problem për ushqimin dhe akomodimin e tyre, kur nuk mjaftonin hotelet, ishin të hapura shtëpitë e vlonjatëve për të pritur të ardhurit si miq e mysafir të tyre. Një zgjim kombëtar i paparë, sidomos i rinisë shqiptare. Një lëvizje mbarëkombëtare, patriotike.

Shqiptarët e Amerikës kanë qenë pjesëmarrës aktivë në të gjithë lëmenjtë e jetës dhe të demokracisë amerikane. Presidenti i parë, i madh Xh.Washington, në Letrën e tij “Testament” flet për prejardhjen e tij shqiptare nga nëna dhe porosit pasardhësit që të mbështesin shqiptarët … Presidenti Willson, shtatoria e të cilit qëndron madhështore në një nga sheshet e Tiranës, në Konferencën e Parisit (1920) i tha një “Jo” të vendosur projektit të Fuqive të Mëdha për “ndarjen e radhës” të trojeve shqiptare në favor të fqinjëve. Presidenti Bill Klinton, bashkë me udhëheqës të tjerë evropianë, miratuan aksionin e NATO-s për t’i thënë “ndal” genocidit milosheviçian dhe për të çliruar Kosovën. Shqipëria gjatë 20 vjetëve të fundit ka pasur ndihmë dhe mbështetje të vazhdueshme për vendosjen dhe zhvillimin e një shoqërie demokratike. (Gazeta “Illyria”, 30 maj 2013, “Patriotizmi është përkushtim ndaj atdheut e kombit …”, f. 26).

Për mëse dy dekada po vazhdon kjo katrahurë, pse nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme?!… Ndërsa dy partitë në pushtet manipulojnë për të vjedhur votën e popullit, duke manifestuar në mënyrë të kërcënuar deri në gjakderdhje. Dhe ne po aty qëndrojmë shpirtërisht në katrahurë.

-Kur shkruajnë ndonjë artikull për Çamërinë, vendosin një hartë të cunguar, që pjesën më të madhe të Çamërisë e quajnë Greqi. Ndërsa Akademia e Shkencave vetëm hesht.

Është e pabesueshme, kur në Florida festohet ditëlindja e Naim Frashërit, në Shqipëri- Përmet, prishet Shtëpia e Kulturës Naim Frashëri dhe aty të ndërtohet kisha greke. Ndersa në Korche, ne mengjesin e te 11 gushtit 2012 u gdhi e renuar gure mbi gure Shtepia monument kulture e Themistokli Germenjit dhe e Flamurit qe u ngrit me 8-12-1916, me urdhër të Janullatosit. Kurse Qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht…

-Kur në Vlorë u pa një zgjim kombëtar i paparë, sidomos i rinisë shqiptare, ne jemi po aty.

-Kur porosia Washingtonit , të vihet në jetë te pasardhësit me “JO” dhe “NDAL” sipas rastit, për t’u bashkuar si komb Preshevë – Prevezë, para futjes në Evropën e Bashkuar, vetëm kjo është KRYEIDEA e jonë e shprehur edhe nga Kosovari Mehdi Hyseni. Dhe ne me këtë potencial të rinisë së shkëlqyer, mos të qëndrojmë, po aty!…

(Addison Chicago qershor 2013)

Comment

*