KE kërkon tërheqjen e policisë dhe të barrikadave në veri të Kosovës

Bruksel, 26 shtator 2021 – Këshilli i Evropës (KE) ka bërë thirrje për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës.

Presidenti Charles Michel, përmes Twitterit, u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të largojnë Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës dhe barrikadat e vendosura në vendkalimet kufitare në veri të të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje tëdy palëve që të vazhdojnë negociatat për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis dy shteteve.

“Është koha, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, që Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesin special të BE-së”, ka shktruar Michel.

Situata në pjesën veriore të Kosovës është tensionuar prej të hënës, më20 shtator, kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

Grupe serbësh kanë vendosur barrikada në rrugë pranë vendkalimeve kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe në Bërnjakë duke kundërshtuar reciprocitetin. Qeveria e Kosovës kadërguar atje njësinë speciale të policisë për të parandaluar çfarëdo akti që mund të rrezikojë sigurinë e qytetarëve dhe sovranitetin e shtetit.

Në dy vendkalimet kufitare nuk ka ndodhur asnjë incident serioz, kurse në Zubin Potok dhe në Zveçan kanë ndodhur dy incidente të rënda. Zyrat e Qendrës së Regjistrimit Civil në Zubin Potok janë djegur, ndërsa në Qendrën e Regjistrimit Civil në Zveçan janë hedhur dy bomb adore, të cilat, për fat të mirë, nuk kanë shpërthyer.

Aturoritetet e Kosovës e kanë cilësuar këtë si sulm ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës, të nxitur nga Serbia. Kryeministri Albin Kurti e ka akuzuar Beogradin zyrtar se po provokon një konflikt me përmasa rajonale. Presidentja Vjosa Osmani i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj tendencave të Serbisë dhe Rusisë për destabilizimin e rajonit.  

(r.m.)

Comment

*