Këlliçi, forca të shumta policie në mbrojtje të selisë së PD: Lërini provokimet e ulëta

Pas pamjeve se policia ishte vënë në gatishmëri në rast se ndodh ndonjë skenë përplasjeje mes mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës, ka reaguar edhe Belind Këlliçi, drejtuesi i Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të tërheqë trupat e policisë nga pozicionimet sepse selia e PD nuk ka nevojë të mbrohet sepse ka dy rojet e saj që mjaftojnë.

Këlliçi e quajti këtë lëvizje të Policisë së Shtetit si provokim shumë të ulët ndaj demokratëve.

“Kam një thirrje të sinqertë drejtuar Ramës. Jemi informuar se makina të tëra policie dhe automjete të tjera të Policisë së Shtetit ndodhen rreth selisë së PD. I bëj me dije kryeministrit se nuk ka nevojë të mbrohet PD nga asnjë forcë e Policisë së Shtetit se mjaftojnë vetëm dy rojet e PD, Papi dhe Iliri dhe e mbrojnë vetë selinë e PD. PD është e demokratëve dhe le t’i lënë këto provokime të ulëta se nuk i shërben kurrkujt kjo gjë”, tha Belind Këlliçi.

Top Channel