Kënga e Dua Lipës në listën e këngëve më të preferuara të Sekretarit Blinken

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e ka shpërndarë në Spotify një listë të këngëve të tij më të preferuara që janë lançuar gjatë vitit 2021.

Në listën që Blinken gjendet edhe njëra prej këngëve të këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Bëhet fjalë për këngën “Levitating” të cilën Dua Lipa e ka realizuar në bashkëpunim me DaBaby. Kjo këngë është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili është renditur si albumi i dytë më i dëgjuar në mbarë botën në këtë platformë.

Blinken i ka renditur 36 këngë në listën e këngëve më të preferuara të tij.

dua

(r.m.)