Këshilli i Evropës bën thirrje për heqjen e muralit të Mlladiqit në Beograd

Bruksel, 19 nëntor 2021 – Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u kanë bërë thirrje autoriteteve të Serbisë të heqin muralin me portretin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq në Beograd dhe të ndërmarrin veprime të ashpra kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës

“U bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë qëmeaksion të fuqishëm të dëshmojnë gatishmërinë për të luftuar fort kundër madhërimit të kriminelëve të luftës dhe pa vonesë të fshijnë miralet që glorifitojnë kriminelët e luftës”, thuhet në komunikatën e raportuesve për Serbinë, Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger.

Raportuesit kanë thënë se janë të shokuar për faktin se autoritetet nuk ehoqën muralin, ndonëse autoritetet lokale e kualifikuan vendosjen e tij në mënyrë të kundërligjshme.

Ata kanë thënë gjithashtu se janë të shokuar që policia e ndaloi protestën e aktivistëve të Iniciativës së të rinjëve për të drejtat e njeriut (YIHR) kundër këtij murali.

Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Fashizmit, më 9 nëntor, aktivistët e YIHR-së tentuan ta heqin muralin e Mlladiqit, por policia i pengoi ata, me pretekst se ekzistonte rreziku i “përplasjeve” midis tyre dhe mbrojtësve të muralit të Mlladiqit.

Në komunikatën e raportuesve për Serbinë theksohet se veprimet e tilla e largojnë Serbinë nga vlerat evropiane.

 Ratko Mladiqi është dënuar nga Tribunali i Hagës me burgimtë përjetshëm  për gjenocidin e kryer nga forcat serbe në Srebrenicë dhe për krime të luftës dhekrimekundërnjerëzimit të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, prej vitit 1992 deri në vitin 1995.

(r.m.)