KFOR-i do të qëndrojë dy javë në Jarinjë dhe në Bërnjak

Prishtinë, 2 tetor 2021 – Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se pjesëtarët e tij do të qëndrojnë dy javë në pjesën veriore të Kosovës, pranë vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak.

KFOR-i është vendosur të shtunën në këtë zonë, për mbikëqyrjen e zbatimigt të marrëveshjes për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës, të arritur të enjten në Bruksel, në takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, KFOR-i do të të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe me mandatin që ka”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Nëkomunikatë bëhet e dutur se ky mision ka shtuar patrullimet në zonat kufitare të bllokuara dhe ka angazhuar pjesëtarë të tij për  zhbllokimin e rrugëve pranë vendkalimeve kufitare, të cilat ishin të bllokuara ngë serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Çfarë parasheh Marrëveshja për shtensionim të situatës në veri?

  • Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  • Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
  • Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

(r.m.)