KFOR-i e nderon ish-komandantin Klaus Reindhardt

Prishtinë, 2 dhjetor 2021 – Pjesëtarët e KFOR-it në Kosovë e kanë nderuar sot ish-komandantin e këtij misioni, gjeneralin Klaus Reindhardt, i cili u nda sot nga jeta.

“Me zemër të thyer të përshëndesim dhe e ulim në gjysmështizë flamurin e KFOR-it për humbjen e ish-komandantit, gjeneralit Dr. Klaus Reindhardt.

Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë.

U prefsh ne paqe general! Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet në dedikimin e KFOR-it në Facebook.

Gjenerali gjerman Klaus Reinhardt ka qenë komandant i KFOR-it prej 8 tetorit 1999 deri më 18 prill 2000. Ai ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në rindërtimin e Kosovës së shkatërruar në luftë dhe për ringritjen e institucioneve civile në Kosovë.

(r.m.)