KFOR: Situata në Kosovë është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Prishtinë, 19 janar 2023 – Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR), përmes një njoftimi në Twitter, njoftoi se komandanti i këtij misioni, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë në takimin me Shefat e Mbrojtjes së NATO-s.

Ai citohet të ketë thënë se situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë dhe e paqëndrueshme.

“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë gjeneral-majori Ristuccia.

Komandanti i KFOR-it ka theksuar se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB- së për ruajtjen e paqes e sigurisë dhe për sigurimin e lirisë së lëvizjes. Ai ka thënë se KFOR-i  është i gatshëm të ndërhyjë, nëse është e nevojshme.

Ai ka thënë se KFOR-i vazhdon të krijojë kushtet për progres në procesin e dialogut Kosovë – Serbi që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Gjeneral-majori Ristuccia i ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e misionit të NATO-s në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*