KFOR u bën thirrje palëve të përmbahen nga veprimet që ngrisin tensionet në veri

Prrishtinë, 29 maj 2023 – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet “që mund të nxisin tensionet apo të shkaktojnë përshkallëzim”.

KFOR tha se në linjë me mandatin që ka është i gatshëm “të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme”.

Ky mision konfirmoi se mëngjesin e 29 majit ka shtuar praninë në komunat në veri të Kosovës, pas rritjes së tensioneve.

Të hënën, serbët lokalë po protestojnë para ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, të zgjedhur më 23 prill.

KFOR tha se shtimi i pranisë në veri synon të ofrojë “një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin që derivon nga Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Komandanti i KFOR-it [Angelo Michele Ristuccia] vazhdon të jetë në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit kryesorë, përfshirë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të forcave të armatosura serbe, por edhe me misionin e BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë [EULEX] dhe përfaqësuesit e tjerë të komunitetit ndërkombëtar”, tha misioni i KFOR-it.

KFOR tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është rruga e vetme për të ulut tensionet dhe për të siguruar paqe dhe normalizim të raporteve.

Të hënën në mëngjes, grupe të serbëve janë mbledhur para ndërtesave të komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, në protestën kundër udhëheqjes së këtyre komunave me shumicë serbe nga kryetarët e rinj, të gjithë shqiptarë, të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bjkotuan nga serbëët.

Në hapësirat rreth ndërtesave të komunave janë vendosur forca shtesë të policisë së Kosovës dhe të misionit paqeruajttës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rreth ndërtesave janë vendosur edhe barriera metalike dhe tela gjemborë,  për të parandaluar hyrjen me dhunë të protestuesve brenda në ndërtesa.

Në Zveçan protestueesit kanë provuar të hyjnë me dhunë nëë ndërtesë, por janë zbrapsur nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët janë detyruar të përdorin edhe sprej lotëësjellës.

Në Leposaviq dhe në Zubin Potok nuk ka pasur përpjekje të protestuesve për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave.

Udëheqësit e Listës Serbe, partisë që kontrollohet nga Beogradi, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e KFOR-it që të mos e pengojnë hyrjen e punëtorëve të komunave paralele serbe në ndërtesat komunale. Pasi nuk e kanë arritur këtë qëllim, ata kanë shtruar dy kushte për shpërndarjen e protestuesve: kryetarët e rinj të komunave, konsiderohen jolegjitimë, të mos lejohen të hyjnë më në zyrat e komunave, dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen plotësisht nga pjesa veriore e Kosovës.

(r.m.)