Khaled Hosseini: Jam shumë i shqetësuar për Afganistanin

Uashington, 16 gusht 2021 – Shkrimtari afgano-amerikan Khaled Hosseini ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën e krijuar në Afganistan. Ai ka thënë se frikësohet se në vendin e tij të lindjes po rrezikohen përpjekjet e mundimshme 20 vjeçare për

“I kam ndjekur me trishtim të madh zhvillimet në Afganistan. Jam thellësisht i zhgënjyer dhe seriozisht i shqetësuar për vendin. Njëzet vjetët e fundit kanë qenë shumë sfiduese dhe tani rrezikohet seriozisht progresi i arritur me mund të madh”, është shprehur Hosseini për Euronews.

Autori i romanit “Gjuetarët e balonave” kathënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrin veprime për parandalimin e krizës humanitare në Afganistan dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Duhet të bëjnë presion ndaj talibanëve që të respektojnë të drejtat themelore të njeriut, sidomos të grave dhe vajzave, si edhe që të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj qytetarëve afganë”, ka theksuar ai.

Khaled Hosseini, shkrimtar dhe mjek, i lindur në Kabul, jeton në SHBA prej vitit 1980. Ai është autori i romaneve “Gjuetari i balonave”, ”Një mijë diej  të çuditshëm”, “Kurse pyjet jehuan” dhe “Lutje detit”. Romani i tij i parë “Gjuetarët e balonave”, i botuar më 2003, ishte shitur në 12 milionë ekzemplarë.

Prej vitit 2006 ai është ambasador i vullnetit të mirë i Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

(r.m.)