Kiana Kryeziu, skiatorja e parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike

Prishtinë. 24 janar 2022 – Skiatorja nga Kosova, Kiana Kryeziu, u kualifikua për pjesëmarrje në Lojërat Dimërore të Pekinit që fillojnë më 4 shkurt.

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është një hap i madh për skiatoren 17 vjeçare, por edhe për Kosovën, sepse kjo është hera e parë që një skiatore nga Kosova siguron pjesëmarrjen në Olimpiadë.

Kiana e siguroi normën alipmpike në garat e zhvilluara në Itali. Tani ajo thotë se nuk priste që kaq shpjet të realizohej kjo ëndërr e saj e madhe.

“Nuk e prisja të ndodhte kaq herët. Ishte synimi im kryesor, një ëndërr e imja që po bëhet realitet. Ndoshta puna intensive e vitit të kaluar dha rezultate. Unë shkova në garat e fundit e sigurt dhe plotë vetbesim se do të kualifikohesha”, thotë Kiana për Zërin e Zmerikës.

Ajo shpjegon se rrugëtimi deri këtu nuk ishte i lehtë. Ajo tregon se këtë sukses e ka arritur me stërvitje të pandërprera, me vetëm katër orë pushim në ditë.

Gjithashtu tregon se ka pasur vështirësi edhe të sigurojë fondet për t’i mbuluar shpenzimet e këtij sporti të shtrenjtë. Stërvitjet e Kianës ishin të papërballueshme për buxhetin e familjes, por disa biznese privatye i ndihmuan të zhvillojë stërvitje në Austri dhe në Itali.

Por, Kiana i falënderon për mbështetje edhe Federatën e Skiatorëve të Kosovës, Komitetin Olimpik dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit.

This image has an empty alt attribute; its file name is Kiana-Kryeziu-1.jpg

Kiana Kryeziu filloi të merret me këtë sport që në moshë të re. Babai i saj, Visar Kryeziu, fotograf i agjencisë së lajmeve Associated Press, ka qenë ai që e kishte vërejtur talentin e vajzës së tij për skijim.

“Unë e kam mësuar Kianën të bëjë ski që kur ishte 5 vjeç. Në moshën 10 vjeçare ajo filloi pjesëmarrjen në gara. Pastaj kuptova se nëse investoj 10 për qind të kohës sime në të, rezultati do të jetë 110 për qind. Pashë mundësitë që ajo të zhvillohej dhe të bëhej një skiatore e mirë“, thotë zoti Kryeziu.

Synimi i skiatores nga Kosova është që të mos jetë më shumë se 10 sekonda prapa fitueses së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

(r.m.)

Comment

*