Kim: Kadare – njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës

Tiranë, 14 gusht 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, e ka vlerësuar si njërin nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka shkruar se libri i Kadaresë “Identiteti evropian i shqiptarëve” është, siç është shprehur, “po aq bindës sot sa ishte kur u botua”.

Ajo ka theksuar gjithashtu se “identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë”.

Ambasadorja amerikane e ka publikuar këtë status pas takimit që ka zhvilluar me kolosin e letrave shqipe. Në takim, siç ka thënë ajo, është biseduar edhe për identitetin e shqiptarëve.

“’Identiteti evropian i shqiptarëve’ i Kadaresë është po aq bindës sot sa ishte kur u botua më 2006. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Kënaqësi të diskutosh për këtë personalisht me njërin nga mendimtarët më të mëdhenj të Evropës”, ka shkruar ambasadorja Kim.

(r.m.)

Comment

*