Kim: Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi i dhunshëm e kërcënojnë shtetin ligjor

Tiranë, 24 nëntor 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, në një debat që u zhvillua sot në Tiranë, e vuri theksin në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit tëdhunshëm në Shqipëri.

Ambasadorja Kim vuri në dukje se grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë para dhe të kontribuojnë në korrupsion, duke shtuar se prokurorët, gjyqtarët e policia duhet të rezistojnë dhe të luftojnë kundër efekteve gërryesve këtyre fenomeneve.

“Ne të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku gjithkush të ndihet i sigurt dhe i lirë. Një Shqipëri ku ka drejtësi për të gjithë, që garanton të drejtat e njeriut, dhe që mbron qytetarët e saj. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi i dhunshëm i shkatërrojnë këto cilësi, ato minojnë demokracinë, shtrëmbërojnë tregjet, gërryejnë cilësinë e jetës dhe kërcënojnë shtetin ligjor. Kur njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet, kur njerëzit e ndershëm shohin politikanë të korruptuar ata humbasin besimin në system”, tha ajo.

“E vetmja mënyrë për të luftuar krimin e organizuar është të kemi institucione të pavarura që mbështesin zbatimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët, dhe politikanët duhet ti rezitojnë dhe të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, parave, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021, nga largimi i gjyqtarëve te dënimi i prokurorëve, përfshi ish-prokurorin e përgjithshëm, deri te arrestimi i politikanëve, policëve dhe kriminelëve të krimit të organizuar. Ky është fillimi. Po shohim një epokë të re ku sistemi mund tu shërbejë qytetarëve dhe jo vetëm të fuqishmëve, të pasurve dhe kriminelëve”, u shpreh ambasadorja amerikane.

“Pavarasisht suksesit, shtetasit shqiptar po luajnë një rol të madh në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Shqipëria është rrugë kyçe për trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore në Evropë për në Evropën Perëndimore dhe Mbretërinë e Bashkuar. Vlerësohen se rreth 60-65 tonë heroinë kontrabandohen në gjithë rajonin gjatë vitit. Trafikimi mund të ndodhë vetëm përmes aktorëve shtetërore. Gjykatës, prokurorë, policë e gazetarë kanë qenë subjekt i kanosjes. Ajo për të cilën sot jemi këtu është si Ministria e Brendshme mund ta vazhdojë luftën e saj”, tha ambasadorja Kim.

“Unë kam parë çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë kur e ndajnë mendjen për diçka. Ka zgjidhje praktike për këtë problem, si financimi i një force policore të pavarur, të lirë nga korrupsioni, krijimi i një organi të duhur mbikëqyrës policor, forcimi i aftësisë për të luftuar narko-trafikun dhe krimin e organizuar. Ndjekjen e fondeve të paligjshme që rrjedhin përmes sistemit të Shqipërisë dhe pastruesve të parave që e bëjnë të mundur. Sekuestrimi i pasurive të kriminelëve që tashmë SPAK po e bën. Investime në siguri dhe infrastrukturën kufitare për të mbyllur të gjitha boshllëqet ndaj trafikut të paligjshëm të mallrave dhe njerëzve”, tha ndsër të tjera ambasadorja amerikane Yuri Kim.

(Panorama.al)