Kim: Marrëveshja për Skavicën e bën Shqipërinë eksportuese të energjisë

Tiranë, 7 korrik 2021 – Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, mes kompanisë amerikane Bechtel dhe Korporatës Energjentike të Shqipërisë (KESH).

Ambasadorja Kim, në një postim në “Twitter”, ka shkruar se kjo marrëveshje shënon një përparim të ri në biznes dhe e bën Shqipërinë eksportues të energjisë elektrike.

“Marrëveshja për hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një përparim të madh në bashkëpunimin ekonomik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; & E fut Shqipërinë një rrjetin e eksportuesve të energjisë, diversifikimit dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar ambasadorja Kim.

(r.m.)