Kim: Ndëshkim zyrtarëve të korruptuar, shqiptarët meritojnë rezultate reale nga reforma në Drejtësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në twitter:

“Takim shumë produktiv me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatim të Reformës në Drejtësi.

SHBA mbështet fokusin në eliminimin e mangësive dhe joefikasistetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të pazgjidhura në gjykatat administrative.

Shqetësimet e qytetarëve janë për të drejtat pronësore në kohë, transparente dhe kuptimplotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për të tërhequr investimet e huaja dhe për të përmbushur standardet e BE-së; si dhe imponimi i pasojave për zyrtarët e përfshirë në korrupsion.

Njerëzit meritojnë rezultate reale nga Reforma në Drejtësi”.