Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara, ndonëse djemtë e këqinj nuk e duan këtë

Tiranë, 2 prill 2021 – Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas përzgjedhjes së 28 kandidatëve për trajnim në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim ka shkruar se Reforma në Drejtësi në Shqipëri nuk është e lehtë dhe as përsosur, por ka theksuar se kjo reformë megjithatë po ecën përpara, edhe pse këtë nuk e duaj djemt e këqinj.

“SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse “djemtë e këqinj” nuk e duan atë”, ka shkruar ambasadorja Kim.

(r.m.)

Comment

*