Kim: Shqipëria ka ende për të bërë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Tiranë, 25 maj 2022 – Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ishte e pranishme në punimet e “Forumit të Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, organizuar nga Presidenti Ilir Meta, në bashkëpunim me rrjetin “URAT”.

Në fjalën e saj, ambasadorja Kim tha se problematika e trafikimin e qenieve njerëzore ka qenë prioritet iI të gjitha administratave në Shtetet e Bashkuara të amerikës.

“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka qenë prioritet i Qeverisë amerikane në gjithë administratat. Dyshoj se kjo do ndryshojë ndonjëherë”, theksoi ai.

Ambasadorja Kim përmendi angazhimet që ka marrë qeveria shqiptare dhe ndihmën që ka dhënë ambasada amerikane në Tiranë për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo theksoi se tashmë duhet të përcaktohet rruga për të ecur përpara dhe ndëshkimet ndaj autorëve e mbështetësve të këtij fenomeni.

“Qeveria ka miratuar një plan kombëtar veprimi. Këta janë hapa të rëndësishëm, por mbetet ende shumë punë për të bërë”, theksoi ajo,

“Çdo vit DASH publikon raportin (për trafikimin me qenie njerëzore), jo për të kritikuar, por për të ndihmuar, si udhërrëfyes për bashkëpunim të vazhdueshëm. Këtë vit pati rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve, por ato duhet të kthehen në prirje vjetore, për të treguar vendosmëri të vazhdueshme për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ekziston vullnet në të gjitha nivelet e lidershipit, pavarësisht nga kahësia, ekziston vullnet për të adresuar (çështjen), por duhet të identifikojmë rrugën për të ecur përpara”, theksoi Kim.

Ambasadoajr e SHBA-së në Shqipëri trafimi me qenie njerëzore është krim ndërkufitar, prandaj luftimi i tij shtron nevojën për thellimin e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit.

Në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Senatorë dhe Kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Qeverisë dhe të shoqërisë civile.

(r.m.)