Klinaku-Bislimit: Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, nuk ka çka fshehet!

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se janë pajtuar me Serbinë për hapjen e arkivave shtetërore, përfshirë edhe ato të UÇK-së.

“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë poashtu të hapura sepse nuk ka çka fshehet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës.

Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të “hapen” edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”, ka shkruar ai.

Comment

*