KLSH: 500 kontrata të kundërligjshme me vlerë 230 milionë dollarë

Tiranë,  12 nëntor 2021 – Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) bëri të ditur se qeveritarët nënshkruan mbi 500 kontrata për investime publike, me vlerë të kontraktuar rreth 230 milionë dollarë, pak muaj përpara zgjedhjeve qendrore të 25 prillit,.

KLSH vlerësoj se nënshkrimi i këtyre kontratave është bërë në kundërshtim me kërkesat e ligjit të buxhetit.

Në raportin e KLSH-së për zbatimin e buxhetit 2020, thuhet se kontraktimet më të mëdha në vlerë 130 milionë dollarë u kryen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i drejtuar nga Dritan Agolli. Shkeljet e Fondit të Zhvillimit vazhdojnë me shtesën prej 30 milionë dollarë që i është bërë rishikimit të buxhetit për 21 projekte të reja investimi, të cilat nuk kanë kaluar ciklin e menaxhimit të investime publike në programin afatmesëm 2020-2022.

“Vijon praktika e çeljes së fondit të ngrirë pa detajuar projektet të cilat do të financohen, e konstatuar kjo për 19 projekte investimi me vlerë 684 milionë lekë, si në rastin e Ministrisë së Bujqësisë dhe ARRSH-së. Kjo, në kundërshtim me kërkesat e udhëtimit ku nuk parashikohet çelja e fondeve të ngrira për investimet kapitale të miratuara”, citohet në raportin e audituesve më të lartë shtetërorë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi gjithashtu rreth 12 milionë shpenzime që në realitet janë klasifikuar si shpenzime kapitale. Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqësor raportojnë si investim të realizuar kostot lokale të menaxhimit të projekteve, ndërsa autoriteti rrugor shqiptar raportoi si investimet, edhe shpenzimet për shlyerjen e vendimeve gjyqësore. Në raportin e KLSH-së përmendet edhe një investim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë 78 milionë dollarë.

(Panorama.al)