KM Edi Rama drejtpërdrejtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Njihni Kosovën!

Kryeministri Edi Rama po flet në Sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Transmetimit nga kanali i zotit Rama në fejsbuk “ERTV”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/169252715338085/

Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendi, që për herë të parë në historinë e vetë i bashkohet OKB, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023.

Rëndësia e këtij evenimenti për një shtet, që jo shumë kohë më parë konsiderohej si më i izoluari dhe i shtypuri në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë që marrin është aq e madhe, sa nuk e shpreh dot me fjalë.

 

 

Shqipëria i sjell OKB pikëpamjet enjë vendi të vogël, por të angazhuar, i vetëdijshëm për sfidat e të ardhmes. Ka zbuluar mundësitë e bashkëpunimit shumëpalësh.

Shqipëria është një vend që karakterizohet nga respekti, toleranca fetare. Ajo do të ulet në Këshillin e Sigurisë me një agjendë të qartë përparësisë, që përfaqëson atë që vetë Shqipëria moderne përfaqëson, respektimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, zgjidhet me konsensus, përfaqësimin e grave, angazhim konkret e të vazhdueshëm për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Është kënaqësi të kthehem fizikisht në këtë sallë paqeje, për të folur për sfidat e përbashkëta, pandeminë, që ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme kudo.

Edhe Shqipëria ka vuajtur nga kjo plagë. Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të vaksinojmë të gjithë popullsinë në 10 muajt e ardhshëm.

Një nga mësimet e kësaj tragjedie është se asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm.

Kjo është arsyeja pse dhjetëra mjekë shqiptarë ikën për të ndihmuar në Itali, dhe më pas patëm fatin të presim mjekët italianë për të na ndihmuar. I detyrohem një falënderim nga zemra atyre që na u gjendën të na ndihmojnë, Turqinë, Komisionin e Bashkimit Evropian, Italinë, Greqinë, Letoninë, Danimarkën, etj. Do të jemi në gjendje të triumfojmë vetëm përmes luftës së përbashkët dhe bashkëpunimit të pandërprerë.

Jemi avokatë të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbështesim propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar. Ne duhet të qëndrojmë bashkë dhe t’i rezistojmë çdo tubimi.

Është urgjente të ofrojmë vaksina, sepse të pavaksinuarit mbarin rrezikun dhe mund të kthejnë pas atë që kemi fituar deri tani

Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB ka mësuar se sfidat ndaj paqes, ekonomisë dhe shëndetësisë kërkojnë kontributin e të gjithëve, të varfër dhe të pastër.

Me të gjithë përpjekjet e OKB njerëzimi ka bërë hapa në fuqëzimin e grave, njerëzve të varfër në botë. Le t’i kujtojmë vetes se ardhmja e njerëzimit varet bashkëpunimi i të tashmes.

Nuk mund të lejojmë të humbasin besimin në sistemin shumëpalësh. Ndryshimi i klimës është një përparësi në axhendën tonë. Nuk na duhen valë të tmerrshme nxehtësie dhe episode të përmbytjeve për të kuptuar se degradimi i eksosistemeve po shkaktojnë pasojë të mëdha dhe po kërcënojnë paqen dhe sigurinë.

Në përputhje me marrëveshjen e Parisit Shqipëria ishte vendi i parë me objektiva konkrete per uljen e gazeve serë. Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit nënshkruan ndy pakte në vitin 2019.

Shqipëria si një prodhuese e energjisë angazhohet për të ulur çlirimin e këtyre gazeve në të ardhmen.

Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. ne presim me padurim dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj.

Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë.

Tani dua të them dy fjalë për Afganistanin. Është detyra jonë të bëjmë diçka për të mos braktisur popullin afgan, që e gjen veten edhe njëherë në udhëkryq.

Ndërkohë që ngjarje dramatike zhvilloheshin para syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq.

Bëmë atë që kemi bërë në momente të tjera kritike të historisë sonë, kur shpëtuam mijëra viktima të Holokaustit, apo kur mirëpritëm gjysmë milioni vëllezër e motra kosovarë, që i shpëtonin ferrit të spastrimit serb.

Në këtë jetë ka një kohë kur merr, e një kohë kur jep.

Ashtu si shenjtorja shqiptare Nënë Tereza ka thënë “edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe”. Ne po bëjmë pjesën tonë

Comment

*