KM Edi Rama në Asamblenë e PS-së në prag të shpalljes së qeverisë së re (live)

Kryeministri Edi Rama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/396974135400275/

Rama:” Përmirësimet kanë qenë gjithnjë të pamjaftueshme dhe fatkeqësisht rezultatet janë në lartësinë e duhur, janë justifikuar gjithmonë njësoj ndërkohë që vitet kalojnë. Jo po nuk është kollaj të gjesh njerëz të rinj, jo po mos i prishen ekuilibrat se po vijnë zgjedhjet, jo po mos i ngarkojmë njerëzit, jo po na mërzitën ata poshtë e pastaj nuk motivohen për zgjedhje, jo po nuk të afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente e nuk do të merret me punë partie, jo po te zona ime nuk duan gra nëpër këmbë, jo po statuti, jo po kryetari i bashkisë, jo po dua mbështetje nga lart, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po se doja atë të vinte te lagjja ime, jo po ai pi kafe te lokali i PD-së, jo po, jo po, jo po…

Nuk është fare e lehtë, por të harrosh një qëllim kaq themelor për shëndetin e një partie politike si e jona për vlerën e kapitalit njerëzor të një partie politike për gjykimin e saj nga publiku siç është fillimi i transformimit të vazhdueshëm të partisë në një komunitet të gjallë vlerash dhe qëllimesh shoqërore është si të pajtohesh qorrazi me vetë-kyçjen brenda një rrethi vicioz.

Sukses afatgjatë do të thotë sukses i partisë përtej çdo individi. Duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që kërkon arritja e këtij qëllimi partia pastaj merret peng nga qerthujt e mbyllur, rrethet e të privilegjjuarve brenda asaj, nga agallëku provincial në komunitet, nga figura të konsumuara apo pa cilësitë e nevojshme për tu dhënë të tjerëve një mesazh jo me fjalë por me figurën e tyre në krye të organizatave deri në krye të bashkive.

I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjëndrave malinje që krijohen e zhvillohen sepse shtyhet pafundësisht në kohë kura e duhur gjithmonë me justitifikimin nuk është ky momenti më vonë. Kjo inerci vetëmjaftueshmërie.

Ngjajmë me një cirk pelivanësh në sytë e publikut e tu duket si punë çakejsh në sytë më të rinjve që ndihen gjithmonë e më larg politikës. Partia nuk mund të zgjohete vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as të mbahet gjallë kur vijnë zgjedhjet si moçal interesash.

vijon

Comment

*