KM Rama: Rruga e partneritetit dhe miqësisë me ShBA forcohet dita-ditës

Kryeministri Edi Rama u takua me senatorë dhe kongresmenë amerikanë

Knid Ndrenika

Kryeministri Edi Rama njoftoi se bisedoi me një grup senatorësh dhe kongresmenësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me një tekst të shkurtër në fejsbuk, kryeministri shkruajti: “Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”.

Të dielën, ata u takuan me kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, ish-ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe me ministren e Bujqësisë Frida Krifca.

Në këtë takim nga Partia demokratike opozitare ishin deputetët Tomorr Alizoti dhe Jorida Tabaku si dhe ambasadorja Kim, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Më herët ambasadorja Juri Kim tha se mirëpriti të dielën në Tiranë kongresmenët amerikanë Elissa Slotkin, David Valado dhe Jake LaTurner.

Zonja Kim theksoi se kongresmenët kishin ardhur për disa takime të rëndësishme me liderët e Shqipërisë dhe se më shumë detaje do të jepte të nesërmen, sot.