KM Rama takon afganët

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë pasdite shtetasit afganë, që mbërritën në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe janë strehuar në “Prestige Resort”, në Durrës, si dhe në disa struktura të tjera hotelerie të qytetit bregdetar

Gjatë vizitës së tij te “Prestige Resort”, Rama ka zhvilluar diskutime me afganët e ardhur në vendin tonë, si dhe ju ka dhuruar fëmijëve disa lodra.

Pjesë nga diskutimet:
Afgania: Dua t’iu falënderoj për mikpritjen. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz krejt papritur, por kolegët tuaj kanë bërë më të mirën.

Rama: Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është. Çdo gjë është në rregull këtu?

 

 

Afgania: Po, në rregull. Shumë faleminderit. Kanë qenë të gjithë shumë të gjindshëm, kanë bërë maksimumin. Nuk ka qenë e lehtë, për të qenë të ndershëm, duket ende si një makth nga i cili do të zgjohemi, por realiteti është ky që është për fat të keq. Duket si të vish nga ferri në parajsë, ka qenë shumë e vështirë për të gjithë.

Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët. (Shpërndan dhuratat për fëmijët)

Afgania: Faleminderit shumë kryeministër. Për çdo gjë jemi këtu, për çdo gjë që të keni nevojë. Na keni mbështetur shumë, po i bëni gjërat shumë të lehta për ne këtu.
Rama: Kemi qenë në këtë situatë 30 vite më parë.

balkanweb

###

Kryministri Rama viziton afganët në Durrës, merr dhurata për fëmijët

Kryeministri Edi Rama, ka vizituar afganët e parë që kanë ardhur mëngjesin e ditës së sotme në vendin tonë.

Me "duart plot", Rama viziton afganët në Durrës, u jep

121 afganët e parë, mes tyre gra dhe fëmijë, janë strehuar në “Prestige Resort”, në Durrës .

Rama nuk ka shkuar duar bosh, pasi me vete ka marrë edhe dhurata për fëmijët e afganëve.

Njëri prej të vegjëlve kishte dhe ditëlindjen e tij të parë.

Me "duart plot", Rama viziton afganët në Durrës, u jep

“Ka ditëlindjen, ka ditëlindjen e parë,”- tha gruaja që mbante fëmijën e saj në krahë, ndërkohë që nuk ka munguar as urimi i Ramës për të voglin, të cilin edhe e ka prekur.

Me "duart plot", Rama viziton afganët në Durrës, u jep

Ndërkohë një grua tjetër ka thënë se kanë përjetuar makth në Afganistan, ndërkohë që ka falenderuar edhe Kryeministrin.

 “Ishte makth, kemi ardhur në parajsë. Faleminderit shumë kryeministër, faleminderit shumë për çdo gjë,”- tha një tjetër grua.

Me "duart plot", Rama viziton afganët në Durrës, u jep

OraNews

 
 

Comment

*