Kokaina e përzier me pleh mbahej në oborrin e shtëpisë së Viktor Çervenakut

Tiranë, 25 nëntor 2022 – Rreth 3 mijë metra katror është sipërfaqja e pronës së Vikor Çervanakut në Frakull të Fierit e cila u përdor si venddepozitim i 24 tonëve me plehë kimik brenda të cilit ishin tretur 430 kilogramë kokainë.

Brenda rrethimit me mur rreth 2 metër të lartë ishte banesa e ish kryetarit të komunës dhe pak më tej një magazinë në hyrje të të cilës ishin vendosur mbi disa pllaka guri thasët me pleh të cilat ishin mbuluar me një qese plastike të cilat nuk krijuan dyshim tek asnjë banor i zonës.

“Pavarësisht se vlera e drogës e fshehur në këtë vend ishte rreth 40 milionë euro, nuk ishte investuar për sigurinë e saj. Prona nuk ka kamera sigurie dhe të vetmet masa për ruajtjen e kokainës ishte muri rrethues dhe 2 qen .”

Ndërsa autoritetet e cilësojnë Viktor Çervanakun si pjesë e një grupi të kriminal banorët e zonës e njohin si bamirës.

“Ishte i mirë. Ka punuar për ne ka qenë 3 legjislacione kryetar deri në 2015.”

Familja Çervanaku kishte ngritur gjithë strukturën e nevojshme për t’u futur në biznesin e drogës. Top Channel mëson se lënda narkotike është porositur nga vëllai i ish-kryekomunarit Zenel Çervanaku.  Në 19 janar të këtij viti ai krijoi kompaninë me aktivitet import plehrash kimikë dhe fruta ekzotikë dhe bëri porosi në Kolumbi për ngarkesën me 24 ton plehë kimik. Të përfshirë në skemën kriminale ishin dhe të afërm të tjerë të tyre me biznese të ndryshme.

“Përveç vëllezërve Zenel e Viktor Çervanaku ku njëri e porositi e tjetri e magazinoi drogën në pranga ranë dhe 8 persona të tjerë. Por autoritetet ende nuk e dinë se kush do ta kryente procesin kimik të ndarjes së kokainës nga  plehu”

(Top Channel)