Kolegët shqiptarë në SHBA krijojnë fond për oficerin e vrarë të policisë shqiptare, Saimir Hoxha

Vetëm në dy ditë mblidhen 15,000 dollarë

Nga Ruben Avxhiu

Një nismë për të ndihmuar familjen e një kolegu të vrarë në krye të detyrës është kthyer në një shembull të solidaritet mbarëshqiptar në të dy anët e Oqeanit.

Shoqata Amerikane-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit ka krijuar një fond në internet për familjen e e nënkomisarit të Policisë Shqiptare Saimir Hoxha.

Kjo shoqatë numëron në radhët e veta mbi një qind punonjës të policisë, e agjensive të ndryshme të sigurisë dhe luftës ndaj krimit në SHBA.  

Thirrjes i janë përgjigjur shumë bashkatdhetarë që janë prekur nga historia e oficerit shqiptar të policsë që la pas dy fëmijë të mitur, duke mos bërë kompromis me krimin në një vend ku problemet e rendit mbeten në çështje shumë e debatuar.

Në mënyrë domethënëse, 15,000 dollarë janë mbledhur brenda dy ditëve. Kjo i ka frymëzuar organizatorët që ta ngrenë synimin e fondmbledhjes nga 10,000 në 20,000 dollarë.

Mes atyre që kanë dhënë më shumë janë Harry Bajraktari $2,500, Tibo IPTV $2,245, Avdi Gecaj $850, Blerim dhe Florim Krasniqi $500, Ylli Karaqica $500, Liridon Meha $500, Ilir Rushiti $300, Arben Dedaj $300, Elton Shametaj $300, Denis Kore, $300 etj.

Por mos u hutoni pas këtyre shifrave. Kushdo që dëshiron të dhurojë, qoftë edhe një shumë fare të vogël (ka qenë kanë dhuruar vetëm 10 apo 20 dollarë) është i mirëpritur që ta bëjë në këtë faqe: https://www.gofundme.com/f/funeral-fund-for-albanian-officer-saimir-hoxha

Këta fëmijë që po rriten pa baba, nuk ka pse të rriten në varfëri e të vuajnë për bukën e gojës. Edhe 1 dollar vlen për këtë kauzë fisnike.

Nga shënimi shoqërues në faqen e mbledhjes së fondeve:

Saimir Hoxha lindi dhe u rrit në Pukë, Shqipëria u transferua në Tiranë dhe shërbeu si oficer policie për 18 vjet duke udhëtuar në Lezhë për të siguruar jetesën e tij.

Ai u qëllua dhe u vra ndërsa kryente detyrat e tij si Oficer Policie dhe i shërbente vendit dhe komunitetit të tij.

Oficeri Hoxha lë pas një grua dhe dy fëmijë të vegjël.

Në këto kohë të vështira, Zoti ju dhashtë të gjithë forcën për të kapërcyer vdekjen e tij dhe për të gjetur lumturi dhe ngushëllim në kujtimet e tij.

Trokisni mbi fotografi