Kollare blu ditën, tapeti i kuq gjatë natës

AARP : “Njerëzit e vërtetë – Treguesit e së Vërtetës”

Nga Beqir SINA – New York

NEW YORK CITY : Emigrantët shqiptarë Tefta Bejko dhe Bujar Alimani ndajnë historinë e tyre reale të punës së tyre për të mbështetur familjen, dhe, për të financuar filmat e tyre të vlerësuar me çmime, shkruan në këtë intervistë, të shkurtër revista AARP/Magazine në Los Angelos-California.
Ndërsa, gazetarja me këtë intervistë ka “infiltruar” në shpirtin e dy artistëve, për zbuluar edhe talentin e tyre i mrekullueshem,  duke u shprehur me shumë rezonancë tregon se : megjithëse çifti simpatik është i vendosur mes sfidave të shumta me të cilat janë përballur, prapseprap ata kan ngulmuar për të përmbushë nevojat e familjes së tyre, dhe të realizojnë ëndrrat e tyre në Hollywood.
Futur si çdo artist tashkë në një andrelalinë fantastike artistike , çifti Tefta Bejko dhe Bujar Alimani – punojnë për të mbështetur familjen e tyre – dhe të financojnë filmat e tyre, ku disa prej tyre kan fituar edhe çmime ndërkombëtare.
Filmi shqiptar kanë shkruar gazetar të huaj – nuk ka njohur ndonjëherë kaq shumë sukses në skenat ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për krijimtarin e arritjet e Bujar Alimanit : “Jo vetëm përzgjedhja në konkurimet ndërkombëtare të filmit që është e vështirë, por edhe vlerësimi për fimin e Alimanit nuk kan munguar”.
Ato i gjenë në “diamantet” e realizuar prej tij, bie fjala filmi “Delegacioni” (2018) i Bujar Alimanit është fitues Çmimit të madh” të Festivalit në Varshavë, i cili është edhe një nga çmimet më të vlerësuar në kinematografinë ndërkombëtare, për filmat shqiptar.
Në ndërkohë që edhe Filmat e tij “Amnistia” (2011), dhe “Krom” (2015) janë shfaqur në shumicën e festivaleve ndërkombëtare dhe madje, edhe në festivalet e Kategorisë A, në New York, por edhe në përzgjedhjet së Qendrës Kinematografike në Shqipëri në 2011, ku Filmi ” Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani do të përfaqësonte fimin shqiptar për “Oscar” në Hollyvood – Losa Angelos.
Në këtë intervistë Bujar Alimani dhe Tefta Bejko duke folur nga lozhat e “Kadifta të kuqe” të kinemas, amerikane, rrefehen me plot çiltërsi : “ Ne u diplomuam nga universiteti në Shqipëri (1992), kur Demokracia e brisht shqiptare sapo kishte filluar në vendin tonë, i cili ishte një vend i varfër, në mes të Europës, me një diktaturë e shtypje të popullit të pashembullt në të gjithë rruzullin tokësor, ku vetem largimi i shqiptarve ishte shpresa jonë më e mirë për një jetë të lirë.