Komandanti i forcave ruse që kishin hyrë në Aeroportin e Prishtinës do të drejtojë forcat CSTO në Kazakistan

Moskë Komandanti i Forcave Ajrore ruse, Andrey Serdyukov pritet të drejtoj misionin ushtarak të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Kazakistan.

Siç bëhët e ditur, Serdyukov kishte qenë pjesëmarrës në luftën e parë dhe të dytë në Çeçeni, drejtues i Komandës Ajrore ruse që kishte hyrë tinëzisht në Aeroportin e Prishtinës në qershor të 1999-së dhe udhëheqës i operacionit ushtarak rus në Siri.

Nga 10 prilli deri në shtator të 2019-së, ai komandonte Forcat e Armatosura të Federatës së Rusisë në Siri.

Rusia ka dislokuar ushtarë në Kazakistan pas protestave vdekjeprurëse anti-qeveritare që kanë kapluar ish-shtetin sovjetik në Azinë Qendrore, ku mijëra njerëz janë arrestuar në qytetin e madh të Almaty.

Përveç Rusisë dhe Kazakistanit, aleancës i përkasin edhe Armenia, Bjellorusia, Kirgistani dhe Taxhikistani. Këto shtete u tha gjithashtu se po dërgonin forca, megjithëse detajet e shkallës së dislokimeve ishin të pakta.

Kazakistani i drejtuar në mënyrë autoritare i kishte kërkuar ndihmë për të rivendosur rendin, pas trazirave që shpërthyen gjatë protestave të rralla masive mbi çmimet e larta të energjisë që janë shndërruar në një protestë më të gjerë kundër qeverisë.

(Telegrafi)

Comment

*