Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, gradohet në gradën general-lejtënant

Prishtinë, 13 dhjetor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e gradoi në gradën gjeneral-lejtënant Komandantin e Forcës së Sisgurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin.

Deri më sot Jashari e kishte gradën e gjeneral-majorit.

Presidentja Osmani, në cereominë e gradimit, tha se Komandanti i FSK-së gradohet në gradën më të lartë me propozim të Kryeministrit tëKosovës, Albin Kurti.

“Duke u mbështetur në kompetencat emia kushtetuese dhe ligjore, si Presidente e Republikës së Kosovës dhe si Komandante Supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, pas rekomandimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, kam vendosur të gradoj Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-Major Bashkim Jasharin, në gradën general-lejtënant”, tha Presidentja Osmani.

“Komandi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, sot është graduar në gradën më të lartë të Republikës së Kosovës. Kjo gradë bart një detyrim të madh. Si presidente e vendit, së bashku me Qeverinë që e ka bërë këtë rekomandim, jam e bindur meaftësitë tuajadotë udhëhiqni me nder, krenari, respekt dhe integritet të lartë këtë forcë që është krijuar me sakrificë të madhe të popullit tonë. Nami i familjes suaj, familjes legjendare Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të atyre që ranë për lirinë e vendit tonë, reputacionit të ushtrisë profesionale që e kemi ndërtuar bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë sipasstandardeve të NATO-s, besimit që kemi ne, këtu, në Presidencë, Qeveria e Kosovës, si edhe nënat e baballarët e burrave dhe grave në uniformë që Ju i komandoni, bëjnë që të kemi pritshmëri të mëdha, por po  ashtu që jut e jeni përgjegjësi të madhe”, u shpreh Presidentja Osmani.

Në ceremoninë e gradimit të Komandantit të FSK-së morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe eprorë të lartë të FSK-së.

Bashkim Jashari e ka pranuar detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të FSK-së më 1 dhjetor.

(r.m.)