Komandot e FSK-së stërviten nga instruktorë të forcave britanike

Prishtinë, 29 prill 2022 – Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe nga instruktorët e FSK të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në facebook, ka njoftuar se komandot e FSK-së po i përballojnë me sukses stërvitjet të cilat kërkojnë përgatitje të madhe psiko-fizike.

Komandot tona stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.

Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj.

#StrongerTogether“, ka shkruar ministri Mehaj.

(r.m.)