Kombëtarja e Shqiptarëve humbet 1-4 në Poloni

Shqipëria e mbylli me disavantazh të thellë ndeshjen eliminatore ndaj skuadrës polake, të vlefshme për Botërorin “Katar 2022”

Polonia shënoi katër herë, ndërsa Shqipëria “u mjaftua” vetëm me golin e Cikalleshit në minutën e 25-të të pjesës së parë.

Polonia gjeti e para rrjetën, me golin e Levandovskit, në minutën e 12-të.

Menjëherë më pas, disa disa kundërpërgjigje nga Shqipëria. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që arriti të gjejë rrjetën. Pasimi i Gjasulës për Cikalleshin rezultoi i suksesshëm.

Vetëm 2 minuta larg fundit, polakët shënojnë sërish, duke e mbyllur pjesën e parë në favorin e tyre.

Pjesa e dytë nisi me energji dhe aksione të shpejta nga të dyja skuadrat. Por ishin sërish polakët që shënuan.

Myrto Uzunit shënoi në minutën e 83-të. Dhe në fund, në minutën e 89-të një tjetër gabim fatal i mbrojtjes bëri që kombëtarja të pësojë golin e katërt. Lineti përfitoi nga situata dhe shënoi.

Përveç zhgënjimit të rezultatit, kjo ndeshje e çon akoma në disavantazh kombëtaren, për shkak se Abrashi, Bare, Hysaj, Gjasula e Manaj janë ndëshkuar me karton të verdhë. Kjo do të thotë se nuk do të jenë në fushë në ndeshjen e ardhshme ndaj Hungarisë.

Kjo është humbja e dytë e kuqezinjve në eliminatore. Kombëtarja mbetet me 6 pikë, duke u zbritur në vendin e katërt.

Top Channel

Comment

*