Kombëtarja e Shqiptarëve mbërrin në Varshavë për lojën me vendasit polakë - ILLYRIA

Kombëtarja e Shqiptarëve mbërrin në Varshavë për lojën me vendasit polakë

Kombëtarja do të ketë tre ditë të plota përgatitje para sfidës me polakët, që zhvillohet te enjten duke filluar nga ora 20:45

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen ndaj Polonisë, që luhet më 2 shtator në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe është i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Stafi kuqezi ka mbërritur gjatë shtunës në hotelin ku është grumbulluar përfaqësuesja në Varshavë, teksa një pjesë e lojtarëve kanë mbërritur gjatë mbrëmjes së të premtes dhe paraditen e të shtunës.

Gjatë paradites stafi me një pjesë të lojtarëve kanë organizuar një seancë të lehtë stërvitore në një stadiumin e “Aktywna Warszawa”.

Ndërkaq, grupi do të kompletohet gjatë paradites së të hënës kur vijnë edhe lojtarët të cilët janë impenjuar me klubet respektive gjatë të dielës, ndërsa kuqezinjtë që do të zhvillojnë vetëm një seancë stërvitore në ora 18:00.

Deri më tani të gjithë lojtarët e ftuar për ndeshjet e shtatorit janë të gatshëm dhe nuk ka asnjë ndryshim.

Kombëtarja do të ketë tre ditë të plota përgatitje para sfidës me polakët, që zhvillohet te enjten duke filluar nga ora 20:45.