Kombëtarja e Shqiptarëve vazhdon përgatitjet përpara Polonisë - ILLYRIA

Kombëtarja e Shqiptarëve vazhdon përgatitjet përpara Polonisë

Në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Në Varshavë, në ditën e tretë të grumbullimit në Varshavë, Kombëtarja e Shqiptarëve ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja.

Kombëtara luan në datën 2 shtator ora 20:45 europiane me vendasit e Polonisë në kuadër të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se përgatitjet për ndeshjen e katërt të kualifkueseve ndaj Polonisë u zhvilluan po në stadiumin e skuadrës “Polonia” të Varshavës.

“Në këtë seancë morën pjesë të gjithë lojtarët e grumbulluar dhe stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike të lojës”-njoftoi FSHF.

Stërvitja, sipas të njejtit planprogram, zgjati për rreth 90 minuta dhe deri tani nuk ka raportohet asnjë problem me dëmtimet apo ndryshime të tjera.

“Të mërkurën Kombëtarja do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore para ndeshjes me Poloninë në stadiumin e ndeshjes “PGE Narodoëy” të Varshavës me kuqezinjtë që do të ambientohen me fushën”-përfundon njoftimi.