Dekreti i Metës bie te Kom. i Ligjeve, “Bashkëqeverisja” kalon pa ndryshime

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e bashkëqeverisjes. Dekreti është rrëzuar me 11 vota kundër dhe 3 vota por.

Mësohet se pro kanë votuar Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, të gjithë deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke rrëzuar dekretin.

Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi sipas tij cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

oranews