Ja ç’thanë në konferencë KM shqiptarë Kurti e Rama në Prishtinë (përmbledhje)

Transmetimi nga televizioni i Kryeministrit Edi Rama në fejsbuk ERTV. Tekstet nga tv Ora News, BalkanWeb, Top Channel dhe RTK

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1798212913685197

Linku ku mund te shkarkoni konferencen e perbashket: https://www.youtube.com

/watch?v=mFTwDqYMr4A

Rama: Serbia po bën manovra teatrale në veri, Kosova ka të drejtë edhe pikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se po Serbia po bën manovra teatri në veri të Kosovë

Rama pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në një konferencë të përbashkët shtoi se Serbia duhet ta njoh realitetin e pa kthyeshëm e që është se Kosova është e pavarur.

Reciprociteti i targave/ Rama: E drejta këtu është me Kosovën e pikë! Nuk është me Serbinë që mizën po e bën buall

Kryeministri Edi Rama tregon qëndrimin zyrtar e Shqipërisë. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë.

“Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet të njohë realitetin e pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në kufirin me shtetin Sovran të Kosovës.

Manovrat nuk mbrojnë qytetarët serbë të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtare dhe disa fantazama të ushtrisë së mundur.

Qytetarët serbë jetojnë të pakërcënuar nga askush madje paguajnë faturat e energjisë elektrike nga qeveria e këtij shtetit si askujt e askund.

Manovrat që risjellin në skenë nxisin nacionalizimin vandal. Reciprociteti i targave është normë legjitime e drejtë e shtetit të Kosovës.

E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Mizën po e bën buall”.

Batuta e Ramës me Kurtin në fund të konferencës: Do mendojnë që nuk flasim me njëri-tjetrin…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në fund të konferencës së përbashkët me homologun e tij shqiptar Edi Rama ka shpjeguar detaje nga takimi mes tij dhe kabineteve qeveritare mes dy vendeve.

Kurti u shpreh se gjatë takimit kanë diskutuar ministrat e të dy kabineteve qeveritare dhe nuk është folur  as për Ballkanin dhe as për Serbinë, por vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kurti: “Më lejoni që në fund të ndaj me ju një njoftim të rëndësishëm, ky është që gjatë takimit tonë rreth 1 orë e gjysmë ku kryeministri Rama ka ardhur me pothuajse me gjysmën e këshillit të tij të ministrave dhe unë pothuajse me gjysmë e kabinetit tim qeverisës, më shumë kanë diskutuar ministrat tanë se sa ne të dy dhe gjithçka ka qenë me qastë zhvillimore.

Për një orë e gjysmë nuk janë përmendur as fjala Ballkan as Serbi, por vetëm, Kosovë dhe Serbi. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm, politike ndërkombëtare. Kemi aq shumë punë për të bërë në aspektin e ekonomisë, financave, tregtisë e kështu me radhë por ne përgjigjemi për korrektesë pyetjeve që ju bëni.”

Pas fjalimit të Kurtit, Rama u përgjigj ndërmjet një batute.

Rama: “Këtu ka një ngatërresë. Tani do thonë që këta s’paskan folur fare me njëri-tjetrin, kanë folur ministrat se këta s’flasin me njëri-tjetrin. Por në fakt flasim shumë më tepër”.

Integrimi në BE/ Rama: Shqipëria dhe Kosova i kanë bërë detyrat! Be nuk po mban fjalët që jep

Kryeministri Edi Rama nga Kosova nuk la pa përmendur integrimin europian, duke theksuar se BE nuk është duke i mbajtur fjalët që jep.

Rama: Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit të integrimit në BE. Shqipëria duhet të zhvillojë konferencën e parë, Kosova duhet të marrë miratimin nga KE për liberalizimin e vizave, të dyja kanë kohë që i kanë bërë detyrat, por a do ndodhin si njëra si tjetra brenda këtij viti kjo nuk varet nga ne, por situata brenda BE, që duhet të merren vesh 27 shtete dhe që prej vitesh po e pengojnë BE të sillet si një force e vetme dhe të mbajë fjalët që jep. As Shqipëria as Kosova duhet të vazhdojnë reformat dhe punët integruese, jo sepse na e imponon Bruksesli, por sepse kjo është rruga e amanetit të rilindasve tanë.

“Dua të jap një njoftim të rëndësishëm”, Kurti: Në takimin me Ramën nuk u përmend fare Ballkani apo Serbia, por vetëm…

Në fund të konferencës së përbashkët për shtyp, pas takimit në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti tha para gazetarëve se do të japë një njoftim të rëndësishëm.

Ai u shpreh se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, përreth një orë e gjysmë, nuk është përmendur fare fjala Ballkan apo Serbi, por vetëm Kosovë dhe Shqipëri.

“Në fund dua të jap një njoftim të rëndësishëm. Gjatë takimit tonë, rreth 1 orë e gjysmë, ku kryeministri Rama ka ardhur pothuajse me gjysmën e kabinetit të tij dhe unë thuajse me gjysmën e kabinetit, më shumë kanë biseduar ministrat tanë, se ne të dy. Për një orë e gjysmë nuk është përmendur as fjala Ballkan, as Serbi, përveç Kosovë e Shqipëri. Mos të krijohet përshtypja se ne kur takohemi flasim vetëm politikë ndërkombëtare, se kemi aq shumë punë për të bërë”, tha Kurti.

“Me Albinin kemi mosdakordësi politike”, Rama nuk ndryshon: Jam më i bindur nga çfarë isha, Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe pas tensioneve të fundit Kosovë-Serbi nuk ka ndryshuar qëndrim për Ballkanin e Hapur.

Ai thotë se është më i bindur nga çfarë ishte se nisma e re është rruga e përbashkët.

Për Ramën është e pashmangshme dita kur shqiptarët do të jetojnë në një hapësirë të përbashkët dhe Serbia do të njohë Kosovën e do të kërkojë falje për krimet e luftës.

‘’Nuk më citoni si duhet, dhe edhe njëherë tjetër meqë ma dhatë mundësinë dua të them, kam pasur shumë mesazhe edhe drejtpërdrejt edhe përmes rrjeteve sociale për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, thelbi ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet Ballkani i Hapur me Serbinë.

Jam edhe më i bindur nga se çfarë isha. Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët. Për të mirë tonë. Ka një dallim sipas meje mes nacionalizmti e patriotizmit. Nacionalizëm do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi ta duash veten mirë. Kemi një mosdakordësi me Albinin. Kjo është mosdakordësi politike, duhet ta trajtojmë sit ë tillë. Sa për ju shikoni apo nuk shikoni, amrrëdhëniet tona nuk ndikohen nga mosdakordësia. Themeli është i natyre tjetër. Kombëtare, vëllazëore, është përtej çdo mosdakordësie politike, ai është themeli i strategjisë tonë, për interesat tona kombëtare. Patjetërsueshmërinë e një ëndrre për të jetuar në një hapësirë të pandarë si europian e shqiptarë. Ajo di të do të vijë, e pashmangshme. Në një Europë të bashkuar, shqiptarët, serbët, maqedonasit, malazezët të jenë të pandashëm. Sebria do e njohë një ditë Kosovën, dhe kërkesa e faljes për krimet e luftës, do të vulosë fundin e luftës së vështirë të paqes. Kur do të vijë dhe çfarë mund të bëjmë ne si shqiptarë që ta bashkojmë. Ne mund të kemi arsyetime të ndryshme, por s’mund të jenë kurrsesi për të vënë në dyshim atdheun e përbashkët, as vëllazërinë. Këtu nuk e kam për unë e Albinin, por e kam për gjitha ta që i lexojnë marrëdhëniet mes shqiptarësh me syzet e paragjykimeve për pikëpamjet. Jam shumë mirënjohës për mikpritjen e kryeministrit dhe mikut tim, Albin Kurtin. Patriotizmin nuk e kam kuptuar si ndasi e mllef, por bashkim. ‘’- tha Rama.

“Nuk e provokoni dot Kosovën me djegie”, Rama mesazh të prerë Vuçiç nga Prishtina: Teatër i rrezikshëm! Ç’donte ambasadori rus atje?

Kryeministri Edi Rama tha nga Prishtina se nuk ka pasur asnjë bisedë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me tensionet në kufirin Serbi-Kosovë për reciprocitetin e targës.

Me tone të ashpra, Rama tha se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar në këtë çështje, pasi e drejta është me Kosovën.

Ai kritikoi ashpër Serbinë për djegien e qendrave të regjistrimit në pikat kufitare, si dhe për fluturimin e helikopterëve mbi këto pika, ndërsa ngriti edhe pyetjen se “Çfarë donte ambasadori rus atje?”, duke e cilësuar këtë si një teatër të rrezikshëm.

“Nuk kam pasur një bisedë me Presidentin Vuçiç, apo siç thonë ata në rrjetet sociale “me vëllain tim Vuçiç”, sepse këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Jemi në kushtet ku e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi absolutisht në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë në Serbi, është leximi më i gabuar. Parafytyroni për një moment, le ta parafytyrojë edhe vëllau im atje, sikur larg qoftë të kishte ndodhur diçka, në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. Uroj që kjo të shërbejë për të çuar përpara dialogun. Nuk duhet ta harrojmë çfarë ndodhi me tarifën 100%. Unë e kam mbështetur si një klithmë të drejtë për të shtruar një problem të drejtë, por ajo tarifë u kthye në litar në këmbët e Kosovës, për shkak se kaloi nga një akt për të shtruar problemin, në një problem më të madh se vetë problemi.

Kjo gjë duhet shmangur dhe jam i bindur se të gjithë kolegët këtu e kanë të gjithë largpamësinë dhe pjekurinë për ta shmangur. Dua ta përsëris se djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë së Kosovës, ato djegiet atje i provokojnë ato fluturimet akrobatike të avionëve e helikopterëve, dhe marrja peng e qytetarëve të Kosovës, në kushtet e një dialogu që nuk ecën si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë, por çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni sikur ambasadori amerikan të shkonte në kufi e të shikonte çfarë bëjnë njësitë speciale. Natyrisht që ky është një teatër, por është teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që djeg institucionet”, tha Rama.

Rama tregon ‘debatin’ e vjetër me Kurtin: Si vëllai i madh kam mësuar që me të voglin ka gjithmonë një problem, nuk të dëgjon kurrë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar një ‘debat’ të vjetër që ka me Albin Kurtin. Ai thotë se nuk pretendon të jetë ‘vellai i madh’ i Kurtit pasi ky i fundit nuk do të pranonte kurrë.

‘’Meqë m’u drejtuat vëllai i madh, vëllai i vogël, unë kam qëlluar të jem vëllai i madh në shtëpi, kam mësuar rrugës që me vëllain e vogël ka gjithmonë një problem, kur i thua vëllait të vogël nuk të dëgjon, kurse ai të thotë gjithmonë ma zgjidh.

Unë nuk pretendoj se jam vëllai i madh, aq më pak vëllai i mad hi Albinit që është më i ri. Nuk do e pranonte kurrë, ky është debat i vjetër mes nesh, filozofik.

Jam edhe më i bindur sot që Ballkani i Hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e së shkuarës si shqiptarë dhe rajon. Riprodhimi i historisë është industry ballkanike e mirënjohur, por do ja lerë vendin saldimit të paqes. E gjitha kjonuk mund t ë jetë e plotë pa njohjen përfundimtare të Kosovës. Në një Ballkan të Hapur, liria e lirive të njerëzve, kapitaleve, mallrave, shërbimeve, ka gjithmonë e më pak vend për këto artifica që vijnë nga e shkuara. Më e mundur që të ketë sukses dialogu sipas meje. Dhe e fundit Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveçse marrja në zotërim e procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij, duke mos pritur një herë në vit të mblidhemi në kryeqytete, port ë çojmë përpara këto nisma të nevojshme. E kuptoj shumë mirë që Kosova e ka të nxehtë plagën dhe historia është shumë e afërt, por forca njëkohësisht duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje. Kosova e ka fituar luftën, lufta ka mbaruar. Avionët e helikopterët janë për ushqim propagandistic në Serbi, Kosovës s’kanë çfarë i bëjnë. Vëllai dhe fqinjin nuk i zgjedh, dakord? Kështu që me vëllain të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja. Me fqinjin fakt që e kea ty. E ke aty dhe gjyshja ime thoshte s’ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Duhet ti bëjmë të gjitha përpjekjet dhe përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për të fituar njhojen e Kosovës. Ecin paralelisht. ‘’- tha Rama.

Gazetarja ngacmon Ramën: A po e kupton vëllain e vogel tani që po e kërcenon Serbia

Një gazetare e ngacmoi kryeministrin Edi Rama në konferencën e përbashkët për median në Prishtinë kur e pyeti se pas situatës në veri të Kosovës, si vëllai i madh a e kupton tani Albin Kurtin për qëndrimin e tij ndaj Ballkanit të hapur.

Pyetja: “Do të doja tju quaja vëllai i madh i Kosovës. A e kuptoni tani vëllanë e e vogël pas kërcënimeve të Serbisë pse refuzon të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?

Edi Rama: Ka qëlluar që të jem vëllai i madh në shtëpi. Si vëlla i madh kam mësuar rrugës që me vëllanë e vogël ka një problem. Kur vëllai i vogël ka një hall thotë i madhi duhet të më mbështesësh. Kur i thua vëllasë të vogël më dëgjo dhe mua, ai nuk më dëgjon.

Unë nuk pretendoj që jam vëllai i madh këtu, aq më pak që Albin Kurti nuk do pranonte kurrë të quante veten vëllanë tim të vogël. Ky është një debat tjetër që kemi me njëri tjetrin jo për çështje vëllazërie por çështje debatesh filozofike.

Unë jam edhe më i bindur sot, e them sinqerisht që Ballkani i hapur është i vetmi drejtim strategjik që ne të mos ngecim në mënyrë ciklike në baltën e të shkuarës e të marrim potencialit tonë maksimumin.

Riprodhimi i historisë është një industri ballkanike e mirënjohur por do ia lërë vendin prodhimit të mirëqënies e paqes.

Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e BE-së në një Ballkan të hapur është hapësirë ku ka gjithmonë më pak vend për këto lloj artificash

Kosova ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar. Avionët e helikopterët që vijnë vërdallë janë ushqim propagandistic brenda Serbisë por Kosovës nuk kanë çfarë ti bëjnë por vëllanë e fqinjin nuk i zgjedh. Dakord!

Me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja. Me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për Ballkanin e Hapur nuk eklipson apo tjetërson përpjekjen për të fituar betejën diplomatike për njohjen e Kosovës.”

Situata në Veri, Rama: Kujdes me njësitë speciale, në vend të demonstrimit të forcave ushtarake të jetë dialogu

Rama: “Dua ta përsëris miqësisht në këtë rast qëndrimin tonë se tani që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë e Kosovës nuk e diskuton domosdoshmërinë e konsolidimit të regjimit të reciprocitetit në përdorimin e targave të përkohshme duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t’u siguruar se nuk cenohet siguria mos kthehet në një problem mes Kosovës dhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Qeveria shqiptare ka plotësisht bindjen se tani problemi duhet të zgjidhet me dialog dhe unë besoj se janë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë duke e shmangur vijën e konfliktit ku demonstrimit të forcave ushtarake duhet t’ia lënë vendin demonstrimi i arsyes dhe argumenteve në rrafshin diplomatik. Edhe këtu duhet të jemi shumë të qartë, i takon kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës të vendosin në këtë situatë kaq delikate, por ajo që unë mund të them është se kjo është një mundësi qe mirë për ta treguar edhe një herë gatishmërinë për dialog të barabartë dhe për të çuar dialogun në një nivel të ri.”  

“Vëllau jem”, Rama mesazh Vuçiç nga Kosova: Ky është një teatër. Është shkrepësja që ndez institucionet

Kryeministri Rama ndodhet në Prishtinë nga ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur për situatën në veri, Rama  shprehu qëndrimin e tij dhe të Shqipërisë krah Kosovës. Ai tha se nuk ka pasur asnjë diskutim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Pyetje: A keni pasur ndonjë diskutim me Presidentin Vuçiç në lidhje me atë që po ndodh në veri të Kosovës? A ka ndonjë lloj ndërmjetësimi nga ana juaj?

Rama: “Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç, apo siç shpeshherë miqtë e mi kosovarë thonë në rrjete sociale “me vllaun tim Vuçiç.” Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi ablsolutisht në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe thashë leximi i çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë dhe aeroplanë në Serbi është leximi më i gabuar. Parafytyroni për një moment, ta parafytyrojë edhe vllau jem atje sikur larg qoftë të kishte ndodhur diçka. Natyrisht që i takon kryeministrit të qeverisë së Kosovë të marrë vendimet e duhura qëë kjo të shërbejë për ta çuar përpara dialogun. Albini dhe të gjithë kolegët këtu e kanë largpamësinë për të shmangur një gjë të tillë. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të qeverisë së Kosovës por marrja peng e serbëve në Kosovë në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë. Çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni që ambasadori amerikan të shkonte në kufi. Ky është një teatër. Është shkrepësja që ndez institucionet.”

Kurti: Buldozerët në Veri janë për t’u sulmuar, nëse policët tanë kufitare do të ishin të vetmuar

Albin Kurti: Ne kemi mjaftueshëm indikacione se po të mos ishte njësia speciale e policisë së Kosovës, në Bërnjak e Jarinjë, policët tanë kosovarë dhe godinat do të ishin të rrezikuara seriozisht. Bllokimi nuk është bërë vetëm me barrikada e maune por dhe me bulldozer. Buldozerët janë për tu sulmuar nëse policët kufitare do të ishin të vetmuar.

10 mijë automjete kanë ardhur nga Serbia e kanë marrë target e përkohshme. Në asnjë pikë kufitare asnjë incident. Ku ka polici kufitare asnjë dhunë.

LIVE/ Albin Kurti i uron mirëseardhjen kryeministrit Rama, mbledhja e përbashkët në mes të nëntorit

Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti ndodhen në Konferencë të përbashkët për median.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në mes të nëntorit.

Duke i uruar “Mirëseerdhe kryeministër Edi Rama” Kurti I dha fjalën Edi Ramës.

Albin Kurti: Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqënie për shqiptarët në të gjithë rajonin. Ndërlidhja mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë vështirësi e pengesa mes nesh është e domosdoshme.

Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik. Kosova e Shqipëria duhet ta bëjë këtë sa më shpejt.

U zotuam që e shohim tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin gjithandej. Biseduam për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve mes dy vendeve tona. Janë nënshkruar 150 marrëveshje e memorandume

Do të nisin përgatitjet për mbledhjen e epërbashkët të dy qeverive që të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

U dakordësua që të ngrihet dhe një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilateral që do të udhëhiqet nga Gentian Sala me dy pasaporta, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Mbledhja e dy qeverive shqiptare mbahet në muajin nëntor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë do të mbahet në muajin nëntor.

Në konferencën e përbashkët për medie, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kurti u zotua për ngritje të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Dy qeveritë tona kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet, për këtë duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi dhe mirëqenie ndërmjet dy vendeve.

Do të punojmë së bashku që tregu të jetë sa më unik që kapitali dhe mallrat të lëvizin sa më lirshëm.

Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve të deritanishme, biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

Po ashtu, edhe për emërimin e një sekretariati për mbikëqyrjen e këtyre marrëveshjeve”, tha Kurti.

Rama pritet nga kryeministri Kurti me ceremoni shtetërore

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka filluar vizitën një ditore në Kosovë bashkë me kabinetin e tij.

Në fillim Rama është pritur në ceremoni shtetërore nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

Agjenda plotë e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë

08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp

10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës).

Rama në Prishtinë, pamje nga takimi i dy delegacioneve

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni shtetërore paraditen e sotme në Kosovë.

Përpara konferencës për median pati një takim të dy delegacioneve në godinën e kryeministrisë së Kosovës.

Rama në Prishtinë, pamje nga takimi i dy delegacioneve

Rama në Prishtinë, pamje nga takimi i dy delegacioneve

Rama në Prishtinë, pamje nga takimi i dy delegacioneve

 
 

Comment

*