Konferencë ndërkombëtare 13-15 dhjetor për të zhdukurit nga diktatura në Tiranë

Konferenca organizohet nga Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me Qendrën për Drejtësi dhe Transformim të Universitetit të Tiranës dhe me fonde të qeverisë gjermane

Knid Ndrenika

“Zhdukjet me forcë dhe të pavullnetshme në kohën e diktaturës e të së kaluarës autoritare dhe mjediset bashkëkohore: Një vlerësim social, ligjor dhe historik i politikave dhe i mekanizmave të tranzicionit dhe transformimit” është tema e një konference ndërkombëtare, që do të zhvillohet në datat 13 deri më 15 dhjetor, në Tiranë dhe online.

Konferenca organizohet nga Prezenca e OSBE-së, në bashkëpunim me Qendrën për Drejtësi dhe Transformim të Universitetit të Tiranës dhe me fonde të qeverisë gjermane.

Ajo mbledh akademikë, punonjës nga institucione të ndryshme dhe politikëbërës nga rajone të ndryshme të botës, që kanë përjetuar regjime autoritare dhe diktatura, për të eksploruar dhe rimenduar çështjen e të zhdukurve për të nxitur zbatimin e të drejtat e njeriut dhe të shtetit ligjor, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika

Për media konferenca është e hapur në fillim të hënën, më 13 dhjetor, ora 12:00, në hotelin “MakAlbania”, salla “Illyria I”.

Fjalën hapëse do ta mbajë Kryetari i Prezencës Vincenzo Del Monaco dhe mandej ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe Komisionerja e Seksionit të Veçantë nga Avokati i Popullit Ermonela Ruspi.

Pjesa më e madhe të punimeve të konferencës mund t’i ndiqet drejtpërdrejt edhe në faqen e Prezencës së OSBE-së në Facebook, sipas programit të mëposhtëm:

13 DHJETOR

12:00 – 12:30 Fjalimet përshëndetëse

Vincenzo Del Monaco, Ambasador, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës

Ulsi Manja, ministër i Drejtësisë

Ermonela Ruspi, Komisioner i Seksionit të Veçantë, Avokati i Popullit

Peter Zingraf, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë

12:30 – 13:15 Fjalimi Kryesor: Asnjëherë nuk është vonë: Një ekzaminim i përvojës së ndryshueshme të Shqipërisë në lidhje me Drejtësinë Tranzitore

Robert Austin, Profesor dhe Drejtor i Asociuar, Qendra për Studime Evropiane, Ruse dhe Euroaziatike, Shkolla Munk për Çështjet Globale dhe Politikat Publike, Universiteti i Torontos.

14:00 – 16:00 Paneli I: Drejtësia Tranzitore, Personat e Zhdukur dhe Politika e Kujtesës në Shqipërinë e ditëve të sotme

Moderator: Andi Pinari, Zëvendësdekan dhe Pedagog i Historisë Moderne Evropiane në Departamentin e Historisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Florian Bieber, Drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, Universiteti i Gracit.

Enriketa Pandelejmoni, Enriketa Pandelejmoni, Profesore e Asociuar, Departamenti i Historisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës

Jörg Lüer, Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Gjerman Justitia et Pax, Gjermani

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit

Çelo Hoxha, Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri

Erald Kapri, Studiues, shkrimtar, gazetar

14 DHJETOR

9:30 – 10:15 Fjalimi Kryesor: E vërteta, drejtësia, dëmshpërblimi dhe kujtesa si të drejta të viktimës dhe detyrime të shtetit

Dr. Suela Janina, Ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Anëtare e Komisionit për Zhdukjet me Forcë

10:30 – 12:30 Paneli II: Detyrimet vendase dhe ndërkombëtare për hetimin e rasteve të Zhdukjeve me Forcë

Moderatore: Remzije Istrefi-Peci, Gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës1, Profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Prishtinës.

Mirela Bogdani, Profesor i Asociuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Sokol Stojani, Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional, Sektori i Dekriminalizimit, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Shqipëri.

Nadia Rusi, Pedagoge në fushën e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri

Bogusław Tomasz Czerwiński, Prokuror pranë Komisionit për Ndjekjen e Krimeve kundër Kombit Polak, Instituti i Kujtesës Kombëtare të Varshavës, Poloni

Albert Dervishaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Dragana Spencer, Lektore e Parë në Universitetin e Grinuiçit, MB

12:30 – 13:10 Fjalimi i Ekspertit: Asnjëherë nuk është vonë: Zhdukjet me forcë: 40 vjet veprim i Kombeve të Bashkuara për të luftuar mosndëshkimin

Prof. Bernard Duhaime, Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Kebekut në Montreal.

14:20 – 15:50 Paneli III: Mjedisi institucional dhe Proceset e Identifikimit

Moderator: Luigj Ndou, Shef i Marrëdhënieve me Qeverinë (Prishtinë, Tiranë), Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Alma Mele, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave për Çështjet Vendore dhe Prefekturat, Ministria e Brendshme.

Bledar Xhemali, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shqipëri

Arsim Gerxhaliu, Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Kosovë2

Amor Masovic, Anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Studiuesve të Gjenocidit, ish-kryetar i Komisionit Federal të Bosnjës për Personat e Zhdukur

Susana Matejić, Përfaqësuese e Institutit për Persona të Zhdukur të Serbisë

Hamza Kazazi, familjar shtatë personave të zhduku, viktima të regjimit komunist.

15 DHJETOR

09:15 – 10:00 Fjalimi Kryesor: “Zhdukja, një katastrofë për identitetin dhe gjuhën”.

Gabriel Gatti, Profesor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Shtetit Bask, Spanjë

10:15 – 12:00 Paneli IV: Zhdukjet me forcë dhe ndikimi i tyre tek individët dhe shoqëria

Moderatore: Kristina Voko, Drejtore Ekzekutive e BIRN Albania

Jonila Godole, Drejtore Ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Shqipëri.

Anja Mihr, Profesor i Asociuar i DAAD-së (LZD) në Akademinë e OSBE-së.

Teuta Starova, Lektore e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës

Merita Poni, Lektore në Departamentin e Sociologjisë, Universiteti i Tiranës

Jovan Plaku, familjar i një viktime të regjimit komunist

Maria Martinez, Profesor i Asociuar në Departamentin e Sociologjisë III (Prirjet Sociale) në UNED, Spanjë

13:20 – 13:30 Fjalët mbyllëse

Bernard Dosti, Zëvendësrektor i Universitetit të Tiranës

Clarisse Pasztory, Zëvendëskryetare e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Comment

*